NJOFTIM PËR PELEGRINAZHIN TRADICIONAL, NË MALIN E TOMORRIT, 20-25 GUSHT 2024

Njoftohen besimtarët bektashianë dhe gjithë dashamirësit, se për pelegrinazhin tradicional në Malin e Tomorrit, 20-25 gusht 2024, nga ana e Selisë së Shenjtë Bektashiane dhe Gjyshata e Skraparit, janë marrë të gjitha masat e duhura për fillimin dhe mbylljen e suksesshme të këtij aktiviteti të rëndësishëm.
Falë investimit dhe përkujdesjes për pelegrinazhin e këtij viti, edhe rruga nga Teqeja e Kulmakut, deri në ‘Abaz Ali’ është shumë më e mirë dhe udhëtohet me çdo lloj automjeti.
Jeni të mirëpritur në këto dit të shenjta!