NJOFTIM ZYRTAR: CEREMONIA PËRKUJTIMORE E 1-VJETORIT TË KALIMIT NGA JETA TË BABA HEKURAN NIKOLLARIT

Me përulësi dhe nderim të thellë shpirtëror, Kryegjyshata Botërore Bektashiane njofton se më 06 shkurt 2026, në orën 11:00, në Teqenë e bekuar të Alipostivanit, Përmet, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të kalimit në amshim të Baba Hekuran Nikollarit.
Baba Hekuran Nikollari ishte një shërbestar i devotshëm i rrugës së Haxhi Bektash Veliut, një klerik me urtësi, përkushtim dhe dashuri për njeriun, i cili i shërbeu me besnikëri besimit, paqes shpirtërore dhe unitetit të komunitetit. Jeta dhe vepra e tij mbeten një amanet i gjallë për brezat, një shembull i përkushtimit ndaj Hakut, ndaj njeriut dhe ndaj vendit të shenjtë.
Në këtë ditë përkujtimi dhe lutjeje, ftohen të marrin pjesë klerikë, myhybë dhe besimtarë, për të kryer ritualet fetare, për të lartësuar lutjet dhe për të nderuar me respekt e mirënjohje kujtimin e klerikut të ndjerë, duke kërkuar mëshirën e Zotit të Madhërishëm për shpirtin e tij.
Zoti e pastë në mëshirën e Tij dhe ia ndriçoftë shpirtin në Xhenetin e përjetshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Baba Hekuran Nikollarit dhe i bekuar shërbimi i tij në rrugën e Hakut!