‘PANAIRI I LIBRIT-2023’. PROMOVOHET LIBRI ‘BEKTASHIZMI NË TEPELENË’, I AUTORËVE NURI ÇUNI E NAIM DËRA

Pjesmarrja e personaliteteve dhe specialistëve të njohur të vendit dhe nga hapësirat mbarëshqiptare, në promovimin e librit “Baktashizmi në Tepelenë”, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, vlerësimet që u bënë për këtë botim me vlerë, ishte një tregues i qartë e domethënës i suksesit të pjesëmarrjes së radhës së Selisë së Shenjtë Bektashiane, në “Panairi i Librit-2023”.
Aktiviteti që u moderua nga Drejtori i Panairit, botuesi Petrit Ymeri, u përshëndet fillimisht, nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Kryegjyshi Botëror Bektashain, falenderoi të pranishmit dhe njëkohësisht prezantoi shkurtimisht vlerat e këtij libri dhe projekteve botuese të Selisë së Shenjtë Bektashiane.
Në vijimësi, për vlerat e librit foli Dr. Dorian Koçi. Pas tij, për risitë e librit, foli Prof. Et’hem Ruka. Përshëndetën gjithashtu, Kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Mala dhe Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi. Ndërsa aktori i njohur, Bajram Dosti, interpretoi një poezi për bektashiun, Ali Pashë Tepelena, e autorit Ali Asllani.
Në fund, Nuri Çuni, përshëndeti dhe në emër të të bashkëautorit Dëra.
Dede Edmond Brahimaj, në fund, ndau disa mirënjohje për historianë, studjues dhe personalitete të tjerë, që kanë kontribuar për njohjen e pasurimin e historinë mbi tetë shekullore të besimit të paqtë bektashian, që ka predikon motivin “Pa atdhe, nuk ka fe’.
Pas këtij eventi të mirëpërgatitur, Dede Edmond Brahimaj dhe pjesëmarrësit e tjerë në promovim, vizituan ekspozetë e botuesve në “Panairi i Librit-2023’.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ
Fotot: N. ÇUMANI