PREMEMORIE HISTORIKE, GJASHTË VJET MË PARË…
MESAZHE TË MËDHA HISTORIKE QË SFIDOJNË KOHËN, SHOQËRINË E SOTME NJERËZORE…
RRUGA QË DUHET TË PËRSHKOJMË, ËSHTË AJO E DASHURISË, PAQES, E DIALOGUT, E MIRËKUPTIMIT MIDIS FEVE, VENDEVE, POPUJVE, E SHOQERISË SOTME NJERËZORE…
Nga: Ferdinand SAMARXHI
NDER I KOMBIT
NË VEND TË EPILOGUT…
Në kohezionin shpirtëror, njeriu si krijesë njerëzore, në rrugëtimin e tij, konfiguron portretin e tij, në realitetin ekzistues, përmes ekzistencës, pjesamrrjes së tij në këtë realitet, vlerave, koncepteve filozofike, ngjarjeve, të cilat, konfirmojnë, botëkuptimin, vizionin e tij, si udhëheqje në jetë.
Padyshim, nuk është vetëm pjesmarrja e tij, në këtë realitet, në krijimin e vlerave, prodhimit të tyre nga shoqëria e sotme, por edhe ndikimi i botëkuptimit të sotëm njerëzor, vlerave, vizionit, që vet shoqëria njerëzore ju ofron, me realitetin e saj rrethues në të cilën njeriu është jo vetëm si pjestar, bashkëjetues, bashkëpunues por dhe si produkt shoqëror i saj.
Shoqëria e sotme, është e mbarsur me plot dukuri shoqërore, që ndikojnë prezumojnë, dhe përçojnë realitetin e kohës, si një vizion për të, për të ardhëm, për njerëzimin sot.
Dukuritë, ngjarjet, në realitetin ekzistues janë të shumtë. Materiale, shpirtërore, të cilat përmbysin dhe formësojnë botëkuptime dhe vizione të ndryshme.
Një ndodhi, një ngjarje e madhe, gjashtë vjet me parë: takim historik i Papa Françeskut me Liderin Botëror te Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, H. Dede Edmond Brahimaj.
VIZION I MADH UDHËHEQËS, VIZION I MADH PËR KOHËN, SFIDË E SHOQËRISË SË SOTME NJERËZORE.
Në të kaluarën kemi bërë luftëra mes besimeve, duhet të pendohemi për to, por nuk është lufta rruga në të cilën duhet të ecim…
RRUGA QË DUHET TË PËRSHKOJMË ËSHTË AJO E DASHURISË, E PAQES, E DIALOGUT DHE E MIRËKUPTIMIT MIDIS FEVE, VENDEVE, POPUJVE E SHOQËRISË SË SOTME NJERËZORE.
Mesazh hyjnor, i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, si 6 vjet më parë, përshkon ende, çdo zemër njerëzore, çdo njeri që jeton, në çdo skaj të Dheut, në të gjithë Galilenë e Madhe të Kombeve.
KOHË, MESAZHE, VIZIONE, QË TË BËJNË TË PËRJETOSH HISTORI…
10-11 maj 2016. Një ftesë, nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një dashuri që do të përjetohet dhe përcillet gjithnjë në kohëra…
Kishte ardhur koha, ora e shenjtë e Zotit. Të gjithë përjetonim ndjenja gëzimi sa dhe aq shumë krenari.
Hyjnizimi, na kish pushtuar. Vatikani, obelisk i madh shenjtërie. Statujat e Apostujve të shenjtë, Pjetrit të Madh, paraardhësve të Papëve tanë të shenjtë, të Gjenezës sonë, na zgjuan lavdi. Krenari. Omelitë e tyre, tek ne, tashmë që ndodheshim në sheshin Shën Pjetër, ushtuan si dikur, simfonitë e tyre të bukura, hyjnore, pa mbarim.
Te Papa Shën Eleuteri (171:185 Prej një Nikopolit, të Epirit, Prevës që renditet i 14 në listën e Papëve, Shën Urbanit të parë 222-230 prej Ilirie, që rënditet i 18 në listën e Papëve, Shën Kai Papë, 283-296 prej Salone Dalmaci, Papa Gjoni IV Dalmat 640-642, Papa Pali i IV Karafa 1555-1559, që renditet i 45 në listën e Papëve. Gjate kohës dhe nën drejtimin e Tij, botohet libri i parë, në gjuhën shqipe, Meshari i Gjon Buzukut. Papa Sisti i V Pereti 1585-1590, familja e tij emigroi nga Kotori, që renditet i 229 në listë. Papa Klementi XI, Albani 1700-1721, që renditet i 245. Me urdhër të Tij, u mbajt Kuvendi i Arbrit, në 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi, për hapjen e shkollës se parë shqipe. Ftesa e Atit të Shenjtë, bulçoi gëzim, përjetim të pamatë hyjnor. Ati i Shenjtë na kish thirr dhe na priste në shtëpinë e Zotit, në Vatikan, si miq, si vëllai më vëllanë në Zot, Kryegjyshin Botëror.
Hyrja në Vatikan, shesh, në zemrën e Krishtërimit, na bëri më legjitim pjesmarrjen dhe praninë tonë. Gjeneza na ndriçoi kujtesën… Ne, kombi i parë, që përqafuam Krishtërimin. Krishti, porsa u pagëzua, 12 Apostujt u shpërndanë në të gjithë botën, për të përhapur lajmin e mirë. E përhapa Krishtërimin nga Jeruzalemi deri edhe në Iliri. Letrat e Shën Palit.
Si komb, e deshëm këtë shesh. Dashuria për të, e bëri më të ngrohtë, më të gëzueshme, ardhjen në të, praninë tonë.
Me këtë dashuri, urimi i mirëseardhjes, i Kardinal Augusto Miguelit, që do na shoqëronte, së bashku me patriotin, mikun tonë, timin, drejtorin e Radio Vatikanit, për gjuhët Evropiane dhe Shqipe, Don David Xhuxha, ndër perlatët në zë shqiptarë në Qendrën Botërore të Krishtërimit, do të çelte siparin e dashurisë së njerëzve tanë, si njerëz me fat, që do të merrnim bekimin e Atit të Shenjtë.
11 maj 2016, ora 09:00, përjetim emocionesh të pa rrëfyera. Do të takonim, Zëvendësin e Hyut në Tokë, Papa Françeskun. Një endërr, që tashmë ishte e vërtetë.
Ç’NDODHI ATË DITË NË VATIKAN… PAPA THYEN RREGULLAT SHEKULLORE…
Pres mikun tim, në shtëpinë e Zotit – ky urim mirëseardhës, me plot patos e dashuri, u përcoll para nesh si një psalt i Shenjtë Hyjnor, i dalë nga goja e Atit të Shenjtë, Zëvendësit të Hyut në Tokë, Pjetrit të Madh të Kishës, Papa Françeskut.
Nji dlirësi dashurie, simbiozë e pakufijshme, për mikun e Tij, nuk ish shfaqur ndonjëherë në shekuj, në kohë, në historinë e Papatit…
Porsa bëri ballë në sallën e mbledhjeve të paqes, Ati i Shenjtë, nuk u ul, në Fronin e Tij Papnor, shekullor, por mori vet poltronin e Tij, edhe pse roja personale kërkoj ta ndihmoj, me dashurinë e zjarrtë që e përjetonte për mikun e Tij, mbarti vet karrigen dhe u ul pranë mikut që e kishte ftuar, si vëllai më vëllanë, në shtëpinë e Zotit.
Një ndjesi vëllazërore. Përtej çdo skajë, çdo dashurie. Një status ndryshe. I pazakontë. Pranë e pranë. Shumë afër njëri-tjetrit. Kokë më kokë. Zemër me zemër, e ktheu takimin, nga zyrtar, në shpirtëror, në hyjnizues. Dy besime, dy lidër botëror, dy Qendra Botërore, Krishtërim dhe Bektashizëm, pranë e pranë, të shkrirë nën një rrugë, nën një dashuri, dashurinë e vetme të Zotit. Skenografi që joshi, emocionoi dhe elektrizoi gjithë atmosferën. Ndodhi e pa treguar.
Kryetari i Këshillit Papnor të Dialogut të Botës, Kardinal Turanë, me zë të dridhur nga afërsia e dashurisë, me shumë emocion përcolli para Papës, historinë, përkushtimin e Qendrës Botërore, liderit të saj, Kryegjyshit Botëror, Dede Edmond Brahimaj, devizën e Bektashizmit, në kohë, histori, atdhedashurinë, mitizimin e idealit të Tij, me kombin. Luftën dhe përpjekjet e liderit të saj, Kryegjyshit Botëror, për kohën e sotme, si vizionar, për të mbjellë paqe dhe dashuri mes gjithë besimeve, si një faktor i rëndësishëm për harmoninë, tolerancën, bashkëjetesën fetare. Luftën e Tij të sotme këmbëngulëse, për paq dhe siguri në rajon, kundër rrymave të ndryshme radikale, që po përjeton shoqëria e sotme.
Kur Papa dëgjoi fjalët aq të dashura, të shenjta, për vëllain e Tij, që e kish mik, i prekur thellë, e ndjeu veten, jo më si zot i shtëpisë së Tij, por si vëlla i thjeshtë, mes vëllezërve të të njëjtës familje, të Zotit. Afërsia me karrige, shumë pranë, afër njeri-tjetrit, çiltërsia e hapur e zemrës së Baba Mondit, jo vetëm që e preku Atin e Shenjtë, por e bëri Atë më të ndjeshëm, nga ç’ mund të pritej. Salla e mbledhjeve të paqes, e qytetërimit të Krishtërimit Perëndimor, po përjetonte një vellazëri të veçantë, të shkrirë në atë botë hyjnore.
Mendjen dhe zemrën e kam në Shqipëri, tek ju, që kur erdha dhe ju takova, tek populli juaj, kujtojë rininë - tha Ati i Shenjtë - si një vlerë e madhe e një kombi, për të sotmen, të ardhmen e shoqërisë.
Për nderim të veçantë, Papa foli me aq respekt, veneracion, për të gjithë ata njerëz që luftuan për vlera të larta, të pakufijshme njerëzore, shpirtërore, për jetën, qytetërimin, lirinë, pavarësinë, integritetin e tyre, që dhanë jetën dhe u bënë fli për ideale të mëdha, për kombin e tyre, si një komb mes qytetërimeve të tjera të Evropës.
Ndaj sot, si atëherë, kur erdha në Shqipëri dhe i vizitova, ndiej se jam gjithmonë pranë altareve të tyre të shenjtë.
Në të kaluarën, kemi bërë luftëra mes besimeve, duhet të pendohemi për to, por nuk është lufta, rruga në të cilën duhet të ecim…
Rruga, që duhet të përshkojmë, është ajo e dashurisë, e paqes, e dialogut, e mirëkuptimit midis feve, vendeve, popujve e shoqërisë së sotme njerëzore.
Kombi juaj – tha Ati i Shenjtë – është një shembull i paçmuar, për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar, që duhet të ushqehen, kultivohen, e të çohen përpara me përkushtim e bindje. Me shumë përdëllim shpirtëror, Papa inkurajoi harmoninë vëllazërore, që e përcjellin Komunitetet Fetare të Shqipërisë. Kjo frymë, duhet të përhapet dhe të jetë një dritë e pashuar gjithmonë. Ne, tha Ati i Shenjtë, si Qendër Botërore e Krishtërimit në Perëndim, së bashku me Qendrën Tuaj Botërore, të Bektashizmit, duhet të jemi nën një flamur, në luftën e përbashkët për paqë dhe siguri në rajon. Në luftën kundër rrymave radikale, regresive që po çorjentojnë shoqërinë e sotme njerëzore. Ne duhet të ecim në rrugën e paqes, dashurisë njerëzore, mes popujve, vendeve dhe kombeve. Roli i Qendrës dhe i Juaji, si lider i saj, është një faktor i madh, i rëndësishëm, në këtë luftë, për paqen sot.
Nuk gjej fjalë për të treguar dashurinë e pamatë për Ju, për pritjen që na rezervuat, për ngohtësinë që na ofruat, për fjalët e përzemërta që përçuat, për lutjet Tuaja që përshkuan thellë zemrat tona. Ju jemi mirënjohës për gjithë jetën – tha Kryegjyshi – për atë ç’ ka keni bërë për bijtë e kombit tonë, për Shenjtërimin e Nënë Terezës, për Lumturimin e 38 martirëve që u varën, u pushkatuan, me fjalët aq të shenjta për Zotin, “ …Rroftë Kisha, rroftë Krishti Mbret…” , që u përsekutuan në mënyrën me ç’ njerëzore, nga regjimi i egër Komunist. Ne dhe e gjithë bota, duhet të jemi mirënjohës Juve, Ati i Shenjtë, për mesazhin e madh që përcollët, për gjithë njerëzit e vuajtur, për emigrantët myslimane, nga Lindja e Mesme dhe vendet e tjera, që kërkuat që shtetet, jo vetëm ti hapnin kufijtë për ta, por të hapnin dhe zemrat, dyert e shpiritt të tyre. Ne ju jemi mirënjohës Juve, Ati i Shenjtë, për punën që po bëni, për të shmangur luftërat, në emër të Zotit dhe të fesë, për t’i afruar fetë me besimet mes tyre, si një familje e vetme njerëzore. Këto vlera ne, si besime, si lider, i manifestuam, në pjesmarrjen tonë, në bulevardet e Parisit, pas atentateve terroriste, të ngjarjes famëkeqe të “Charlie Hebdo”. Ne jemi bashkuar, të gjithë vëllezërit myslimanë, në Ballkan e më gjerë, në luftë kundër rrymave të ndryshme radikale, tërroriste. Ne – tha Kryegjyshi Baba Mondi, me dashuri Atit të Shenjtë - do të jemi gjithmonë në krahun Tuaj, në krah të mesazheve Tuaja të mëdha të paqes. Ne, ju shofim gjithmonë Ju, si flamurtar të dashurisë, për popujt dhe besimet e ndryshme. Ne, si Qendër Botërore, së bashku me Ju, si udhëheqës, do të jemi gjithmonë së bashku, në luftë për të siguruar paqen dhe dashurinë në rajon e më gjerë.
Nuk ishin thënë here të tjera fjalë me aq dashuri. Aq vëllazërore. Aq të sinqerta. Aq të ngrohta. Aq shpirtërore. Dy lidër, një rrugë, një dashuri, dy vëllezër më Zotin.
Ky sipar ngrohtësie, do të mbyllej me një skenografi, simbiozë e këtij devocioni dashurie, me një përqafim aq të përmallshëm, aq të përzemërt, si vëllai më vëllanë me Zotin.
GUXIM DHE BEKIM I MADH…
Nuk kish ndodhur ndonjëherë në këtë sallë, një afinitet aq i dlirtë, aq i fortë, aq i zjarrtë, aq i thellë shpirtëror. Çdo gjë, që ishte ligjësi, rregull, ishte kthyer nga zyrtarizmi i qenë në shekuj, në kohëra, në historinë e Papatit, në dashuri që do të shkruhej në rrjeshta, në histori, si konstitucion shpirtëror, i ligjësisë, rregullit të ri të dshurisë që do të ngelej ne analet e historisë së Krishtërimit Botëror.
Nuk mund të prisja më dhe unë gjë tjetër, që ashtu si Papa, që theu vet rregullat shekullore të Papatit, në sallën e Pritjeve të Paqes, të mos i thyeja ato, që mëgjithëse isha i porositur, të isha i bindur ndaj protokolli, ligjit të tij, ti afrohesha Atit të Shenjtë, me mikrofonin tim, për ti marrë mesazhin e Tij të madh të paqes, Bekimin e Shenjtë, për popullim tim shqiptar.
Në këto çaste, të paparishkuara, të pa përjetuara, jua afrova Atit të Shenjtë, me mikrofon dhe i kërkova një bekim për popullin tim shqiptar. Dhe Ati i Shenjtë me atë dashuri që përcjell vizioni i tij i Hyut dhe i zëvendësit të Pjetrit të madh të kishës, përcolli atë bekim të madh edhe një herë për popullin tonë, që Shqipëria të eci përpara, që kombi shqiptar gjithnjë e më shumë ta shohë veten nga e ardhmja më e mirë, që paqja dhe dashuria të mbizotërojnë mes tyre, si shqiponja në flamurin e kombit tone, duke më falenderuar mua: “ Grazia Grazia” , si gazetar, që i isha afruar me mikrofon dhe i kisha marrë pa leje të protokollit mesazhin.
Kisha marrë me vete gjënë më të shenjtë për vendin tim, për kombin tim, bekimin e Atit të Shenjtë! Kjo mua më lumturoi dhe do ta kujtoj gjithë jetën time, në zemrën time.
Ky takim historik, ky përjetim i rrallë dashurie, mes dy lidërve botëror të besimeve, të dy Qendrave Botërore, si rrallë ndonjëhërë, nuk mund të mos tërhiqtë vëmendjen e Radio Televizionit Shqiptar, Radio Televizionit Shtetëror të Kosovës, RTK1, ekraneve të tjerë, të cilët filluan mënjëherë të informojnë kombin dhe gjithë botën, për këtë takim paqe, dashurie.
Radio Vatikani, drejtori i saj, Don David Xhuxhës, e përcolli menjëherë në të gjithë gjuhët e botës, si kryelajmin e parë, të ditës, duke intervistuar menjëherë Kryegjyshin Botëror, për këtë takim historik midis dy liderve botëror, Atit të Shenjtë, Papa Françeskut dhe Kryegjyshit, Baba Mondit, si vizion i madh paqe për kohën, shoqërinë e sotme njerëzore.
Nuk kishin të sosur njerëzit, bashkëudhëtarët tanë të parët, që jetojnë në Itali, që e kishin marrë vesh lajmin, që ishte përhapur në të gjithë Dhenë dhe në mbarë Shqipërinë.