PARAQITJE DINJITOZE E KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE, NË “PANAIRI I LIBRIT-2022”

Promovohen e vlerësohen librat “Naim Frashëri, apostull dhe bilbil i bektashizmit” dhe, “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, të autorëve Kujtim Boriçi & Nuri Çuni

Numri në rritje i botimeve të Selisë së Shenjtë Botërore Bektashiane dhe cilësia e preferencat në rritje të lexuesve  për të pasur në biblioteka këto libra, shënoi një paraqitje dinjitoze të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në ‘Panairi i Librit-2022”, që u mbyll dje (të dielën), në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ndërsa në një nga ditët e këtij panairi, në “Salla Ovale” të Pallatit të Kongresit, nën përkujdesjen e Petrit Ymerit,  Drejtori i ‘Panairi i Librit-2022” dhe pjesëmarrjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, profesorë, shkrimtarë, studiues e historianë, u për promovimi i dy librave, “Naim Frashërit, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës” dhe “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”. Pas mirëseardhjes, aktivitetin e çeli Drejtori i ‘Panairi i Librit-2022”, Petrit Ymeri. Rreth  librave folën Prof Bernard Xotaj, Prof. Kaliopi Naska, Prof. Zaho Golemi, Shejh Bujar Harasani, ndërsa Nuri Çuni foli në emër të bashkautorëve.

PËRSHËNDETJA E DEDE EDMOND BRAHIMAJT
Të nderuar profesorë, studiues, historianë e dashamirës të librit, të pranishëm në promovimin e dy botimeve të fundit të Selisë së Shenjtë Bektashiane, “Naim Frashëri, Aposull dhe Bilbil i Shqiptarizmës ” dhe “Haxhi Dede Edmond Brahimaj – 10 vjet Kryegjysh Botëror  Bektashinjve”, aktivitet që zhvillohet nga organizatorët e ‘Panairi i librit-2022”!
Si Kryegjysh Botëror i Bektashizmës, ju falënderoj e bekoj ju për këtë aktivitet dhe vlerat kombëtare që sjellë organizimi i këtij panairi të përvitshëm, në dobi të artit, kulturës dhe historisë së kombit tonë fisnik. Zoti i Madh u bekoftë ju e familjet tuaja, paçi më shumë shëndet, paqe mirësi e dashuri!
Në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj historianët, profesorët Bernard Zotaj, Kaliopi Naska, Zaho Golemi etj, Drejtorin e Shoqatës së Botueve Shqiptarë e njëkohësisht drejtor I “Panairi I Librit 2022”, që bënë vlerësimet e tyre për të dy librat e, njëkohësisht, autorët e librave, Kujtim Boriçi e Nuri Çuni. Jam plotësisht dakord me vlerësimet e diskutantëve rreth vlerave që sjellin këto dy libra, si në rrafshin e historikut të bektashizmit, ashtu dhe në rolin e personalitetit të madh të këtij besimi, poetit të madh kombëtar, Naim Frashëri. Mendojmë, ashtu sikundër u shpreh dhe këtu, që ky libër është tejet i veçantë në llojin e vet dhe një burim reference e studimi për specialistë, nxënës shkollash, studente e lexues të thjeshtë.  Ndërsa konceptimi dhe mënyra e realizimit të librit “Haxhi Dede Edmond Brahimaj – 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve”, mbështetur në një punë serioze, përtej portretit e rolit të një kleriku, sjellë një sërë materialesh dokumentare apo të kohës, për pasurimin e historikut të besimit të paqtë tetë shekullor të bektashizmit, devizës së tij kombëtare “Pa atdhe nuk ka fe”, si dhe rolit të tij fetar e atdhetar në Shqipëri e mbarë botën, në bindjen e domosdoshmërisë së paqes njerëzore, dashurisë, harmonisë e solidaritetit për këdo, pa dallim  race, ngjyre, besimi fetar apo bindje…
PETRIT YMERI, DREJTOR I PANAIRIT
…Ndjehem i privilegjuar të drejtoj sot prezantimin e dy librave të përzgjedhur nga botimet e Selisë së Shenjtë Botërore Bektashiane, paraqitur në “Panairi i Librit-2022”, përkatësisht të librave  “Naim Frashërit, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës” dhe “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, të autorëve Kujtim Boriçi. Është domethënës fakti që stenda e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në pjesëmarrjen e pestë të saj në panair, sivjet vjen me një paraqitje të madhe në numër e me libra cilësor, siç janë këto që po promovojmë sot. Për këtë, unë falënderoj Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për përkujdesjen e Tij dhe në këtë drejtim. Këto libra, mendoj se janë një risi jo vetëm në pjesëmarrje, por dhe në tematikën e botimeve të shumta që ekspozohen këtë vit. Me këtë rast, duke ua lënë fjalën profesorëve e studiuesve, unë dua të përgëzoj dhe autorët për këtë punë profesionale e të përgjegjshme.
PROF. BERNARD ZOTAJ
Kam lexuar me vëmendje librat e autorëve të njohur Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni, “Naim Frashërit, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës” dhe “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit” dhe mendoj se janë një prurje dinjitoze ktë vit. Libri për Naim Frashërin, është një libër me përmbajtje të thellë kombëtare, që në rrënjët e tij janë mendimtarët e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, por në mënyrë të veçantë, Naim Frashëri i cili zë një vend nderi. …Në libër, pavarësisht se flitet për aktivitetet dhe veprimtaritë e bëra në kuadër të Vitit të Naim Frashërit, atë e përshkon fryma që ndezi Naimi, për të ushqyer shqiptarëve me ndjesinë e njësisë kombëtare… Autorët librin e kanë ndërtuar në disa kapituj që shpalosin gjithë gjerësinë dhe shpirtin e madh të poetit që i këndoi dhe thuri vargje për Atdhenë. Pas një hyrje si lindi dhe u zhvillua ideja për vitin e Naimit, kapitulli i parë trajton istori dhe vlerësime për Naim Frashërin. Kapitulli i dytë trajton takimin e poetëve në vitin e Naimit, si Moikom Zeqo, Nasho Jorgaqi, Petrit Ruka, Ferit Fixha, Sadik Bejko, Qazim Shehu, Pandeli Koçi, Hyqmet Hasko, Përparim Hysi etj. Ndërsa dy kapituj, i treti dhe i gjashti trajtojnë Vitin e Naimit në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Kapitujt e tjerë deri në të trembëdhjetin trajtojnë takimet për Naimin në Tiranë, në Përmet, në vendlindjen e vëllezërve Farshëri, konferencë shkencore nga Kryegjyshata Botërore dhe Akademia e Shkencave, sesion shkencor në vendlindjen e tre Rilindësve, konferencë shkencore në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, pesë varrimet e Naimt, pasqyrimi i vitit të Naimit në media, si dhe risitë e projektit dhe të libri. Libri “Naim Frashërit, apostull dhe bilbil i shqiptarizmës” i prurë me shumë përkujdesje nga autorët Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni dhe i drejtuar me shumë mënçuri nga Selia Bektashiane, është një risi e re, ku përshkruhet veprimtaria kombëtare e mjaft komplekse e organizuar për herë të parë. Autorët kanë ditur të përmatësojnë vlerat dhe idetë e Rilindjes Kombëtare e në mënyrë të veçantë, të Naim Frashërit. Përgëzime autorëve për punën madhore të bërë dhe risitë që sjellin në libër…Libri “Haxhi Dede Edmond Brahimaj-10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit” është një arritje historike e autorëve Nuni Çuni dhe Kujtim Boriçi. Libri është konceptuar me një risi të re dhe të kohës, që nëpërmjet rolit të protagonistit, të evidentohen arritjet e shënuara të ndodhur në këto vite për kryegjyshët Dede Reshat dhe Dede Edmond. …Gjatë këtyre 10 viteve është rritur roli klerikan, por dhe atdhetar e intelektual i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pasues i të shenjtit Dede Reshat Bardhi, i cili ka lënë gjurmë të arta në këtë rrugëtim duke qenë i rëndësishëm dhe i vlerësuar. Autorët kanë shfrytëzuar mjaft dokumenteve arkivore, filmike, regjistrime origjinale, fotografi dhe na i kanë sjellë në këtë libër, duke na dhënë të plotë dhe me shumë dimensione, arritjet në rrugëtimin e protagonistit të librit duke na e prurë Dede Edmond Brahimaj dhe vëllezërit e tij baballarë, dervishë, myhibë e besimtarë kudo në botë, të thjeshtë, të përkushtuar ndaj kauzës së bektashizmës që është Atdhetaria…
PROF. KALIOPI NASTA
Libri “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, pasqyron ringjalljen e Bektashizmit në vendin tone pas viteve 90’, në sfidat, vështirësitë dhe nxjerr në pah vlerat universale të Bektashizmit të mishëruara në personalitetet e Haxhi Dede Reshat Bardhit dhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj në vazhdim. Libri është një studim shkencor, sepse evidenton disa nga arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe të Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, duke vlerësuar prurjet dhe kontributet historike, në këtë rrugëtimit të këtij besimi duke shënuar një risi për kulturën dhe historinë bektashiane si dhe impaktin afatgjatë që do të ketë mbi kërkuesit shkencorë të  komuniteteve  fetare dhe atyre publike. Ai reflekton më së miri fjalimet, njohuritë, mesazhet e tij fetare e atdhetare, të gdhendura në shpirtin dhe memorien e besimtarëve të këtij besimi të paqtë dhe sot njihet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Përmbledhja dhe pasqyrimi i këtyre  arritjeve të kësaj dekade, në vijimësi të traditës shekullore, në veçanti  të periudhës pas vitit 1990, kur u ringrit bektashizmi që drejtoi Kryegjyshi Botëror i bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi, dhe  në 10- vjeçarin në ringritjen e besimit në periudhën e pluralizmit politik shqiptar, që vazhdon në vijueshmëri  dhe në të ardhmen në thellimin dhe studimin e mëtejshëm të kontributit të kësaj Kryegjyshate botërore dhe udhëheqësit të saj botëror ku spikatet, roli si klerik, atdhetar e intelektual i Hirësisë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. ..Autorët kanë bërë një punë të çmuar  në shfrytëzimin e dokumenteve arkivore, dëshmive mediatike, dokumenteve filmike, regjistrimeve origjinale, fotografive, duke i sjellë në formën origjinale, kontributet e Dede Edmond Brahimajt. Libri merr vlera dhe përmbush kriteret shkencore për saktësinë e referimeve publikimeve, argumentimin e fakteve, që përbëjnë një risi shkencore  të një monografie që vazhdon të pasurohet në vijimësi në përballje me sfidat dhe rrit interesin e besimtarëve, lexuesve, nxënësve dhe studentëve.
…Në libër sillen dhe shkrimet përshëndetëse, analitike studimore të Haxhi Dede Edmond Brahimaj, të cilat pasqyrojnë kontribute në këto vite, si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, i cili ka punuar me përkushtim duke vazhduar traditën bektashiane në marrëdhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Autorët kanë meritë në  pasqyrimin pothuajse të së gjithë axhendës mjaft të ngjeshur me veprimtari, e cila të jep mundësinë për të vlerësuar këtë angazhim të madh duke të dhënë eksperienca jo vetëm për institucionet fetare por dhe për ato universitare dhe shkencore.  Një vend të veçantë në libër, i është kushtuar dhe misionit fetar, atdhetar e shoqëror të Dede Edmond Brahimajt, ku duke bëtë një përmbledhje të aktiviteteve,  në Shqipëri e nëpër botë. …Publikimi i një numri të konsiderueshëm me studime, kumtime, përshëndetje, mesazhe dhe urime të Dede Edmond Brahimajt, ku përshkruhen përpjekjet e dervishëve dhe baballarëve bektashian kontributin e tyre të dhënë nga  fitorja e pavarësisë dhe përpjekjet e bëra deri në ditët e sotme, që përbëjnë  burim dijesh të pasura më fakte historikë dhe për brezin e ri…
…Me mjaft interes janë dhe mjaft faksimile të disa dokumentimeve ku studiuesit marrin shumë njohuri për të gjithë veprën e tij si Kryegjyshi Botëror të Bektashinjve, në përmbushje të misionit bektashian.  Në përfundim një falënderim për autorët Nuri Çuni e Kujtim Boriçi, për kontributin e dhënë në ideimin dhe përgatitjen e librit, “Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, si dhe të gjithë mbështetësve konsulentëve, bashkëpunëtorëve shkencorë akademik dhe studiues, gazetarë, specialist arkivistë, muzeolog dhe të tjerë për prurjet studimore rreth veprimtarisë së Kryegjyshit Botëror, Dede Edmond Brahimaj.
PROFESOR ZAHO GOLEMI
…Naim Frashëri është një mal i lartë i poezisë shqipe, ndërsa libri “Naim Frashëri apostull dhe bilbil i shqiptarizmës” (Dokumente, sesione shkencore, studime, ekspozita dhe aktivitete të ndryshme për “Vitin e Naimit” 25.5.2020-25.5.2021)”, i përgatitur mjeshtërisht nga Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni është një vlerë gjithëkombëtare.
… Libri që erdhi mjeshtërisht tek lexuesi për “Vitin e Naimit”, vit i mbushur me aktiviteteve të shumta e vlerësime zyrtare… Libri i studiuesve Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni do të jetë referencë e brezave për të gjithë, një udhërrëfyes për kulturën kombëtare. Nuk ka shqiptar që nuk përbashkohet me mendimin se, “Naimi, ishte i vetmi që s’ka nevoje t’ia thuash mbiemrin, sepse mbiemrin Shqipëria”, ja kanë dhënë të gjitha epokat.  Libri i autorëve Kujtim Boriçi e Nuri Çuni i shërben fuqishëm amanetit të poetit të kombit, që ishte edhe amaneti i gjithë shqiptarisë: “Po do të vije dita, kemi shpresë të fortë, që do të lirohet dhe do të lulëzoje Shqipëria!”. Publikimi i një përmbledhje elitare te shkrimeve për poetin e madh bektashi Naim Frashëri, simbolin e dritës së diturisë dhe adhurimit të miliona bektashinjve në botë, nën siglën “Botim i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane”, është mjaft sinjifikative dhe vlerë e shtuar, duke përzgjedhur aktivitetet e “Vitit të Naim Frashërit”, me shtrirje kohore njëvjeçare.
…Libri i autorëve Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni do të ngelet jo një stoli bibliotekash, por një vepër referencë, që ka mbledhur nektarin e mendimit shqiptar për Naimin tonë, bilbilin e gjuhës shqipe dhe apostull të shqiptarizmit. Vitet do të kalojnë dhe Naimi sërish do të lartësohet në sytë e shqiptarëve kudo ku punojnë e jetojnë, sepse ata janë krenarë dhe që e thonë me krenari qe.
…Me një përkujdesje të veçantë, është shkruar libri për Hirësinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Çdo germe e tij, çdo fjalë e tij, çdo foto e këtij libri është mendim, gjykim dhe arsyetim, është në fakt puna e një vijuesi të madh te Baba Dede Reshat Bardhit, në një epokë të re. Libri për Baba Mondin është si të mbledhësh punët e mira të bëra në dekada nga një personalitet që i ka hije puna dhe përkushtimi, i ka lezet fjala dhe kuvendi. Ai flet qartësisht me vepra, me një ringritje të madhe dhe të lavdërueshme. Ai vetë nuk pëlqen lëvdatat dhe as të shkruhet për të, sepse është i përkushtuar në një sistem rrezatues vlerash dhe në mbështetje të të gjithë Bektashinjve, të ngritjes së institucioneve te Bektashizmit. Ai është kudondodhur dhe kudogjendur me një frymë të shenjtë dhe përkushtuese. Libri është mirëmenduar e gjykuar si një dimension njerëzor, por edhe thellësisht shpirtëror. Libri ka dimension kulture që nuk lidhet vetëm me një figurë të madhe të Bektashizmit, por me kulturën e një besimi me rrënjë atdhetarie. Libri është një shkollë mendimi e udhërrëfyes për këdo që njeh e vlerëson një ndër besimet më solide në vend siç është Bektashizmi, lidhur fuqishëm me Atdheun, flamurin, kombin!…

“Mysafirë të veçantë, enkas, në stendën e Selisë së Shenjtë Botërore Bektashiane, ishin një grup drejtuesish e studiuesish të bibliotekës “Mehmet Jusufi” të Preshevës, udhëhequr nga drejtoresha, zj. Mimoza Saqipi. Shkëmbimet e ndërsjellta të botimeve të dy palëve, bisedave të gjata e informacionit të ndërsjellët, u shoqëruan dhe me akordin e një vizite pune të ndërsjellët në të dy bibliotekat. “E kemi të domosdoshëm bashkëpunimin me ju, por dhe me ente të tjera botuese në Shqipëri, e ente të tjera të hapësirave mbarëshqiptare. Se ju i dini vështirësitë dhe kushtet tona. Faleminderit! Së pari, u presim në Preshevë tani, Mirëardhshi!”- pohoi ndër të tjera drejtoresha Mimoza Saqipi. “

Përgatiti: Kujtim BORIÇI
Fotot: (N. Çumani)