Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, bujarinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që po kalojmë, si një luftë e dyfishtë mjekësore dhe njerëzore që i duhet bërë kësaj pandemie globale, virtyte të cilat shqiptarët i kultivuan dhe i kultivojnë ndër shekuj. Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se nuk është thjesht një simbolikë, por në fakt, duhet të jetë qëllimi i gjithsecilit prej nesh të jemi një dhe të bashkuar. Urime dhe për shumë mot dhe jetë Pashkët, Të gëzuar dhe të bashkuar!