PELEGRINAZH NË TEQENË E BRERIMËS, GJERBËS-SKRAPAR

E premte, 4 Korrik 2024, në një atmosferë përkushtimi dhe shpirtmadhësie, u zhvillua pelegrinazhi tradicional në Teqenë e Brerimës, në fshatin Gjerbës të Skraparit, një nga qendrat më të njohura të bektashizmit në jug të vendit.
Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë e dashamirës të shumtë u mblodhën nga zona përreth, nga Skrapari, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga diaspora, për të marrë pjesë në këtë ditë të shenjtë. Të mbushur me besim e përkushtim ndaj Zotit, ata u ngjitën në teqenë e njohur për historinë e saj të pasur shpirtërore, për të kryer ritet e pelegrinazhit dhe për të rigjallëruar lidhjen me rrënjët e tyre fetare e kulturore.
Ceremonia nisi në orën 10:00, me lutje dhe përmendje të shenjtë, duke sjellë paqe dhe qetësi në zemrat e të pranishmëve. Atmosfera ishte e ngrohtë dhe përplot respekt, ndërsa besimtarët, duke ndarë momente bashkësie, lutjeje dhe reflektimi, e kthyen këtë ditë në një përjetim shpirtëror të veçantë.
Pelegrinazhi në Teqenë e Brerimës vijon të jetë një dëshmi e gjallë e gjurmës që bektashizmi ka lënë në këtë trevë, dhe një thirrje për të gjithë besimtarët që të ruajnë, kultivojnë dhe përcjellin më tej vlerat e dashurisë, paqes dhe harmonisë që ky besim përfaqëson.

Përgatiti: XH. CULLHAJ