Teqeja ndodhet në Qafën e Kiçokut, në një kodër të bukur duken konturet e themeleve të teqesë së vjetër, në pjesën veri-përëndimore është një pus i thellë rreth 22 metra. Rrallë mund ta gjesh me një punim të bukur rrethor, mur guri, që ruan edhe sot vlera monumentale arkitektonike. Ajo u themelua nga baba Kamber Sadikaj Leskoveci në vitin 1890. Teqeja ka dhënë kontribut të rëndësishëm në rilindjen kombëtare. Në vitet e fundit të jetës së tij la testamentin origjinal në shqip ishte redaktuar nga Mid’hat Frashëri dhe turqisht nga dr. Teme në vitin 1917. Ky testament i rëndësishëm tregon bamirësinë dhe personalitetin e baba Kamberit me kulturë e largpamësi. E vranë në Bullgari në vitin 1918. Mbas tij shërbyen në këtë teqe baba Sulejmani dhe baba Islam Bendo nga Bubësi. Teqeja u shkatërrua në luftërat ballkanike. E rindërtoi gjysh Haxhiu nga Veleshnja e Skraparit me kulturë të gjerë. Ky klerik kish qenë në Haxhi Bektash të Turqisë, 23 vjet. Ai drejtoi teqenë deri në vitin 1943, e cila u shkatërrua nga lufta, fronti i luftës me fashistët italianë. Në vitin 1950 drejtoi teqenë: baba Sadik Kiçoku, dervish Hasan Martallozi, në vitin 1952 dervish Kalem Qenallaj, dhe në vitin 1955 drejtoi baba Sejdin Dukaj, në vitin 1963 mbaba Sami Arza, dhe deri në fund ishte në këtë teqe baba Sejdin Canaj, i cili në vitin 1967, pa me sytë e tij shkatërrimin nga shteti monist. Mbas viteve 1990 u rindërtua nga fisi Cenollari. Në muajin maj organizohet pelegrinazhi në përkujtim të kësaj teqeje. Tyrbja është ndërtuar me mur guri të rregullta me rreshta me kupolë të traditës bektashiane me simbolin e taxhit bektashian dhe ballkonin e hyrjes.