Zhvillohet pelegrinazhi tradicional, në teqenë e Qesarakës- Kolonjë

Të martën, më 7 qershor 2022, në teqenë e Qesarakës, në Kolonjë, u zhvilluar pelegrinazhi tradicional, vjetor.  Në këtë event që përkon me ditën e themelimit të kësaj teqeje të njohur,
përveç besimtarëve vendas dhe nga trevat e tjera të Shqipërisë e jashtë saj, merrte pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili drejtoi dhe ritet e këtij aktiviteti. Merrte pjesë gjithashtu, edhe Kryetari i Bashkisë Ersekë z. Erion Isai dhe drejtues të tjerë lokal.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përshëndeti të pranishmit dhe u uroi atyre, shëndet e lumturi.
Teqeja  e Qesarakës ndodhet në fshatin Qesarak, Njësia Administrative Çlirim, Bashkia e Kolonjës. Themeluar nga populli i Qesarakës, për nder të shenjtorit Haxhi Babaj. Historia e tij është sa mitike dhe reale. Ai ka sjell një dorë dhe nga varri i Abaz Aliut në Qerbela dhe ngriti varrin kenotaf për nder të tij, në Çukën e Tomorrit, në vitin 1600. Ndërroi jetë duke udhëtuar për në fshatin Qesarakë dhe ka bërë shumë mrekulli.

Përgatiti:
Xhorxhi ÇULLHAJ