PËRFAQËSUES TË ORGANIZATËS “CENTER FOR JEWISH IMPACT” VIZITOJNË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE

Ditën e martë, 8 prill 2025, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj priti në një takim të veçantë z. Robert Singer, Kryetar i organizatës “Center for Jewish Impact” ; znj. Sonia Gomes de Mesquita,  Drejtoreshë Ekzekutive dhe z. Yariv Moravnik Shavitt, COO i organizatës.
Në këtë takim miqtë shoqëroheshin nga z. Klodian Bulku, Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve në Shqipëri.
Gjatë bisedës u shkëmbyen ide rreth bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në Shqipëri ku z. Singer vlerësoi frymën e bashkëpunimit mes komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri dhe vuri theksin në vlerat e larta që predikon besimi.
Më tej takimi vijoi me një shpjegim të historisë së krijimit të bektashizmit nga Kryegjyshi Botëror dhe vështirësitë e persekutimit të besimit dhe klerit Bektashi në histori.
Po ashtu, Kryegjyshi i njohu miqtë edhe me veçoritë e këtij besimi dhe promovimit të beshkëjetesës fetare, paqes, dashurisë mes kombeve dhe rëndësinë e besimit në promovimin e vlerave të familjes.
Në përfundim të takimit u shkëmbyen dhurata dhe një koment vlerësimi i vizitës, i lënë në librin e përshtypjeve nga z. Singer.

Përgatiti: XH. ÇULLHAJ