Ditën e enjte, 4 mars 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ishte në teqen e Greshicës Mallakastër, ku mori pjesë në përkujtimin e 86-vjetorit të ditëlindjes së ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Kryegjyshi Botëror u prit dhe shoqërua në ritet tradicionale përkatëse nga Krytari i Bashkisë Mallakastër z. Qerim Ismailaj.
Krahas besimtarëve të shumtë, në këtë event që u përkujtua në masa të plota ruajtëse, për shkak të Covid-19, ishin dhe klerikët: baba Faik Selmani, dervish Ardit Selmani e klerikë të tjerë.
Në fjalën e rastit, ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj citoj se: “Tanimë, 4 marsi, nuk është ditë e bekuar vetëm për teqenë e Greshicës. Kjo ditë që lidhet me lindjen e myrshidit tonë, Dede Reshat Bardhit, në Lusën të Kukësit, në vitin e largët 1935, përcjellë urimet dhe shpresë në çdo teqe bektashiane, anë e kënd botës, kudo ku vëllazëria jonë bashkon shpirtra njerëzish në udhë të Zotit.”
Përgatiti: Xhorxhin Çullhaj