
Të dielën më 15 shkurt 2026, në Teqenë e Zallit në Gjirokastër, përkujtohet 119-vjetori i ndarjes nga jeta, i baba Ali Haqit. “…Kleriku bektashi Ali Haqi, përvjetorin që lindi 119 vjet më parë, përveçse i përkushtuar dhe predikues në Udhën e Hakut, është nga shkrimtarët dhe vjershëtorët bektashinj, që ka lënë dhe një pasuri të shkruar. Ne dhe bektashinjtë e Gjirokastrës, të Jugut të Shqipërisë e më gjerë, e kujtojnë sot atë me respekt e mirënjohje, për kontributin që ka dhënë për ruajtjen e pasurimit të besimit tonë të paqtë…”- Thotë mes të tjerave Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve.
…Baba Ali Haqi ka lindur në mesin e vitit 1827 dhe vinte nga një familje e njohur bektashiane, me klerikë bektashi të dalë nga kjo derë.
Ja çfarë shkruan mes të tjerave për baba Ali Haqin, baba ……. : “…Baba Aliu, përveç kulturës dhe cilësive të tjera të tij, ka qenë njeri trim, i guximshëm dhe rigoroz e i ashpër në zbatimin e rregullave dhe disiplinës fetare. …Kur erdhi në Gjirokastër për herë të parë, filloi nga zbatimi i rregullit dhe i disiplinës bektashiane. Besnikët e teqesë e kishin bërë zakon të përdorin pije në teqe. …Në ato kohë Baba Aliu ishte duke ndërtuar teqenë e Melanit dhe nuk kishte të holla. Atëherë thirri një tregtar nga Gjirokastra, Malo Mikon, muhibin e Baba Ali Plakut, i kallëzoi gjendjen dhe ai i dha dyzet lira hua. …Kur iku xha Malua, baba Aliu hartoi një akt detyrimi, në të cilin shënoi se po merrte hua nga xha Malua dyzet lira turke dhe, në qoftë se i vinte ndonjë urdhër prej Zotit dhe nuk kthehej vetë, i lutej babait pasardhës, që të mos ia linte në qafë këtë borxh, po t’ia paguante. Baba Aliu e hapi shumë bektashizmën që, jo vetëm Gjirokastra që në shumicë të madhe u bë bektashi, por e zgjeroi dhe në rrethe si në Delvinë me fshatrat e saj, Libohovë, Nepravishtë, Tepelenë, Kurvelesh, Përmet deri dhe nga Korça dhe Elbasani vinin e merrni dorë. Në Vlorë arriti dhe kishte Baba Qamilin, të vëllanë e tij, Alinë, dhe shumë muhibë nga Smokthina e Vlorës, si Shero Agai e të tjerë, të gjithë popull dhe parì vendi. Numri i anëtarëve të tij shpirtërorë kapërcente të 2000 vetët…”

