PËRKUJTOHET 164-VJETORI I THEMELIMIT TË TEQESË SË MELANIT, GJIROKASTËR

Sot, përkujtohet Përkujtohet 164-vjetori i themelimit të teqesë së Melanit, Gjirokastër.
Kjo teqe ndodhet rreth 2 km në juglindje të fshatit Nepravishtë, Njësia Administrative  Qendër Libohovë, Bashkia e Libohovës. Themeluesi i saj, në vitin 1869, është baba Ali Haqi i teqesë së Zallit. Është ndërtuar mbi rrënojat e kalasë së lashtë ilire, në një sipërfaqe 34 hektarë. Teqeja është një kompleks objektesh të vendosura mbi pjesën e akropolit të vjetër të qytetit të lashtë ilir, rrethuar me qeparisë. Ndodhet në një pozicion të veçantë gjeografik dhe historik, të kombinuar me bukuritë e rralla natyrore të mjedisit përreth saj. Ajo ka një pamje mbresëlënëse tradicionale, me hyrjen kryesore dy katërshe, kupolën në mes me taxhin bektashian, që dallohet prej së largu. Ka dhoma të bollshme dhe të mëdha, të cilat tërheqin vëmendjen e çdo vizitori. Drejtoi teqenë në periudhën 1870-1907, baba Sejfullah Kuka, i cili punoi me përkushtim dhe tolerancë fetare midis krishterëve në këtë zonë. Mbas vitit 1907, e drejtoi teqenë baba Qamili, i cili vazhdoi udhën dhe traditën bektashiane, deri në vitin 1943. Kjo teqe u bë shumë shpejtë e njohur dhe me ndikim në zonën e Libohovës dhe Nepravishtën e poshtme. Ai afroi shumë myhibë dhe dashamirës në. Në vitin 1914, pjesëtarët e teqesë u përzunë dhunshëm nga andartët grekë. Më vonë funksionoi përsëri, nën drejtimin e baba Qamilit. Në vitin 1940, më këtë teqe shërbyen klerikët: baba Qamil Skënder, ofiqar shërbimi Adil Islam; në  vitin 1950 e drejtoi baba Bajram Bënça dhe më pas, dervish Kasëm  Goxhaj në periudhën 1963-1967. U mbyll në vitin 1967 nga shteti monist dhe shërbeu si repart i ushtrisë shqiptare, deri 1990. U rihap në vitin 1996. Është restauruar pas vitit 1990. Ajo ka pranë ka tyrben tip kupolë, të baba Qamilit. Pas vitit 1990, kanë shërbyer klerikët, baba dervish Skënderi dhe  dervish Myrteza Shehu.

Është shpallur “Monument Kulture” , në vitin 2018.