Përkujtohet 240 vjetori i themelimit te teqesë së Frashërit

Ditën e djelë, u përkujtua 240 vjetori i themelimit të teqesë së njohur të Frashërit, që ishte njëkohësisht edhe dita e Ashures. Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të ditës, baba Hekuran Nikollari, kishte marr të gjitha masat e duhura. Në këtë ceremoni, merrte pjesë dhe Krzegjzshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, klerikë të tjerë, yzertarë, miq të shumtë dhe besimtarë. Baba Hekurani u uroi mirëseardhjen të pranishmëve, ndërsa përshëndetjen e rastit, e mbajti Dede Edmond Brahimaj, Krzegjzshi Botëror Bektashian.
...Teqeja e Frashërit në Dangëlli, u themelua nga baba Tahir Skënderasi, lulëzoi dhe u bë e njohur me baba Alushin, baba Abedinin e gjithë klerikët e tjerë, deri sot. Në rrethin e Përmet janë identifikuar deri tani, 63 teqe, tyrbe, mekame dhe vende të mira.
Pak histori për teqenë e Frashërit
Teqeja e Frashërit, ndodhen nën kokojkën e Frashërit në krye të fshatit. Themeluesi i saj, në vitin 1781, është Sulejman beu, i cili e ftoi për drejtimin e teqesë baba Tahir Skënderasin. Nga mbishkrimi (Kronograma në persisht) që ndodhet në faqen e brendshme të murit rrethues në anën e majtë të portës së hyrjes jepen fazat e ndërtimit të saj. Faza e parë më e hershmja, ndërtesa e poshtme, ka mejdanin dhe një hajat lidhës, në formë trekëndëshi. Baba Nasibiu e zmadhoi teqenë me një ndërtesë tjetër dhe konakë banimi, duke rritur majaft këtë kompleks social-fetar, tepër të njohur e të respektuar në të gjithë Shqipërinë. Teqeja përbëhet nga dy ndërtesa të veçanta. Ato i bashkon një mur lidhës me portën kryesore në qendër. Ajo ka portalin e oborrit të jashtëm. Ndërtesat quhen e sipërme dhe, e poshtme. Kompleksi i saj me pesë kthina bashkohet me pjesën e poshtme në formë “L”, që komunikojnë nëpërmjet një hajati të madh lidhës i shtruar me rrasa guri. Në muret e saj ka simbole bektashiane. Në fillimet e saj drejtuan baba Tahir Skënderasi (1781-1835), në këtë periudhe të tij (1826-1829) ka qëndruar Xhefai Ibrahim Babai i teqesë së madhe të Elbasanit nga përdjekjet e emisarëve turq. Këtu u bë dervish Abdullah Xhani shoqërues i babit të Elbasasnit. Më pas drejtoi teqenë Jusuf Skënderasi (1835-1846) Teqeja u bë e famshme në gjithë Shqipërinë. Roli i saj kombëtar, baba Alushi (1846-1902) dhe baba Abedin Ibro nga Skrapari (1903-1913) dhanë kontribut të çmuar për çështjen kombëtare. Një nga sallat e saj u zhvillua mbledhja ndërkrahinore, më 30 maj 1878, në prag të Lidhjes së Prizrenit. Në mënyrë të veçantë, lidhet me jetën dhe veprën e vëllezërve Frashëri, të cilët bënë shkollën në teqenë e Frashërit. Baba Alushi mbas vdekjes të jatit të tyre i çoi tre vëllezrit për studime në  shkollën Zosimea të Janinës me shpenzimet e teqesë. Në vitin 1914 u dogj nga andartët grekë, u ringrit në vitin 1923 me ndihmën e shqiptarëve të Amerikës. Në këtë teqe, kanë shërbyer në vite: pas baba Abedinit vijnë baba Sheme (1913-1929), baba Mustafa Qerezi (1930-1933). Në vitin 1940 kanë shërbyer klerikët: Gjysh Murat Skënderi nga viti 1934, dervish Myreteza Temuri, Agush Beluli, Seit Mëhilli, Zenel Çeliku, Bektash Hotova. Kurse baba Abaz Hilmi drejtoi në vitet (1942-1945). Gjysh Mehmet Zyka, (1949-1963), dervish Teme Pazi, deri në vitin1967. U mbyll nga shteti monist dhe u kthye në spital të zonës më 1967, kurse tyrbet i shkatërruan. U rihap në shtator të vitit 1997. U kujdes në mirëmbajtje dhe rindërtime Përparim Skënderasi (1995-2000), drejtoi dervish Xhemal Shkëmbi (2000-2003). Më pas me përkushtim punoi për rikostruksionin e plot dhe rimëkëmbi këtë teqe monumental, baba  Hekuran Nikollari (2003-2021). Është shpallur Monument Kulture me Vendim nr. 6 datë 15 .1.1963 nga Rektorati i Universistetit Shtetëror të Tiranës.
Ceremonia
Baba Hekuran Nikollari po bënë  shumë vite në zonën e Përmetit, i përkushtuar, i palodhur për drejtimin dhe organizimin e objekteve të  kultit bektashian në rrethin e Përmetit. Me punën e tij në këto vite, ka bërë një mrekulli në teqenë e Alipostivanit dhe teqenë e Frashërit, e ringjalli ato, duke vënë në jetë porosinë e  Dede Reshat Bardhi  për këtë teqe: “ Puno për Frashrin. Mos lejo të mbijnë bari dhe ferrat në këto gurë. Mua më ke  prapa në çdo hall. Kur nuk na ndau dot jezidia në 50 vjet, tani nuk na ndan dot askush. Prandaj të bashkohemi në halle dhe gëzime. Po të lë amanet teqenë e Frashërit“
Aktiviteti i djeshëm, 5 shtator 2021 për 240 vjetorin e themelimit të teqesë së Frashrit ishte i veçantë. Pjesëmarrja e pelegrineëv nga Permeti, Gjirokastra, Tepelena, Skrapari  e bëri sa tërheqës dhe të larmishëm. E veçanta ishte se u bë  edhe ceremonia e  ndarjes së Ashures, në muajin Muharrem. Mori pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili dha urimet më të mira në këtë ditë të përvjetorit të teqesë. Ceremoninë e çeli Baba Hekuran Nikollari, i cili u ndal për historinë e madhe në Rilindjen  kombëtare e deri më sotë të teqesë së Frashërit. Fjala e ceremonisë së ashures e mbajti Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj,  urimet më të mira në këtë ditë të shenjtë, dhe gëzime me ashuren në ditët e matemit  e bëri më të bukur këtë ditë të shenjtë.. Pjesmarrësit  panë ekspozitën enkas për këtë përvjetor, në historinë e famshme të teqesë F jo vetëm në jugun e Shqipërisë por edhe më gjërë.rashërit . Historiani Kastriot Beyati kumtoi për rolin e  Dangëllisë, Frashrit në historinë e saj si pjesë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Kryegjzshi Botrëor Haxhi Dede Edmond Brahimaj  në emër të Selisë së Shenjtë u dha Mirënjohje për punën e mrekullueshme që ka bërë baba Hekurani në teqenë e Frshërit, Alipostivanit dhe Përmetit. E të tjerë.
Fjala e Dede Edmond Brahimajt
Ndër të tjera, në përshëndetjen e tij, Dede Edmond Brahimaj tha: “Vëllezër të mij, klerikë, myhib dhe dashamirës bektashian anekënd botës! Data e sotme, 5 shtatori i vitit 2021, na vjen e bekuar dhe me një histori të mrekullueshme brenda saj. Plot 240 vjet më parë, në një ditë të bukur shtatori si sot, u vu guri i parë në themelet e teqesë së Frashërit, e cila vite më pas, do të përcillej përmes bisedash në kafeoxhakët e teqeve, si një ogur i bardhë për bektashizmin në krejt jugun e Shqipërisë, por edhe vetë bektashizmin botëror. Me çeljen e kësaj teqeje, krejt Shqipëria e jugut nga Mokra, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra dhe deri në vise të Janinës, po i hapte dyert mendimit të urtë dhe të mençur të Prijësit tonë të ndritur, Haxhi Bektash Veliut. Një ndërtesë fare e vogël dhe modeste, do të merte jetë vite më pas, nga fryma e baba Tahir Nasibiut, këtij kleriku dhe vjershëtori bektashian, i cili dijti të përhap farën e diturisë fetare, gjithmonë përmes ndjenjës kombëtare. Kodet e tarikatit bektashian do të bashkëjetonin mirëfilli qysh asaj kohe dhe deri sot, duke mbushur shpirtrat e besimtarëve me ndjenjat më të fuqishme të dashurisë ndaj Krijuesit. Teqeja e Frashërit, vizitohej nga bektashinj, syni dhe të krishterë, e shndërruar në një oaz të vërtetë të dijes dhe të paqes. Patrioti ynë i madh, Mihal Grameno, i cili do të ishte mik i përhershëm i kësaj teqeje, e ka quajtur atë si Betlehemi dhe Meka, këto dy vende të bekuara për të krishterët dhe myslymaët e gjithë botës. Dhe më tej, pena e tij ka shtuar:
         “Për mua është Frashëri, vend i Perëndisë,
          Tek është lindur Naim Beu, zemr’ e Shqipërisë…”
Por emri i teqes së Frashërit, do të përcillet me respektin e thellë jetë e mot prej shqiptarëve, për vetë faktin se kjo derë e Haxhi Bektash Veliut u çel për krejt atdhetarët shqiptarë në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Baba Alush Frashëri, baba Avdulla Melçani, baba Braho Qesaraka etj, mbështetën birin e atij vendi dhe burrin e shquar të Shqipërisë Abdyl Frashërin, i cili u vu në krye të lëvizjes panshqiptare për ruajtjen dhe moscopëtimin e trojeve etnike. Frashëri dhe Prizreni i fundshekullit të 19-të, janë pika me rëndësi referimi në historiografinë tonë kombëtare. Vit pas viti, dekadë pas dekade, teqeja e Frashërit, me ata dervish dhe baballarë të urtë dhe të ditur, u kthye në një çerdhe diturie për breza të tërë të asaj treve. Është pak të thuash se jemi krenarë për atë vend, kur sjellim ndërmend se mësimet e para të tarikatit, i mori në atë teqe edhe poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri. Ajo frymë e paqtë e dashurisë për Zotin dhe për njeriun, e paisën poetin e madh me cilësitë më të mira dhe sot na duket si një shpërblim i vërtetë i asaj fryme, veprat e mrekullueshme “Qerbelaja”, “Fletore e bektashinjve”  apo “Ëndërrimet”. Në vitet e para të shekullit që lamë pas, trashëgimia diturore e teqes së Frashërit erdhi duke u pasuruar dhe paqja e saj emblematike u ndërthur me veprimet energjike të dervishëve dhe atdhetarëve të jugut, për mësimin e gjuhës shqipe, hapjen e klasave fshehurazi autoriteteve turke, shpërndarjen e abetareve dhe librave të tjerë, të ardhura nga shoqëritë kombëtare të Stambollit, Egjyptit, Kostancës apo Sofjes. Askush më saktë se ato dyer e dritare të teqesë së Frashërit, nuk mund të rrëfejë, gëzimin e dritës së Shqipërisë që përcuallën në ato mote aq të vështirë për fatet e kombit tonë.  Plejada e shquar e klerikëve të kësaj teqeje, do të vijonte më pas me baba Zejnel Abedinin, baba Mustafa Qerezi, baba Murat Frashëri, baba Mehmet Zykaj dhe dhjetëra dervish, nga të katër anët e Shqipërisë, të cilët ecën në gjurmë të Haxhi Bektashit, Ballëm Sulltanit dhe paraardhësve të tyre të lavdishëm. Teqeja edukoi klerikë dhe prej tyre, u mbajtën gjallë teqetë e Kretës, Janinës, Konicës, Durballi Sulltanit, Kumanovës, Manastirit, Pejës dhe deri në vise të Malit të Zi. Nder e lavdi, për krejt këta klerikë, që shpërndanë frymën e atdhedashurisë së Frashërit kudo ku sakrifikuan jetët e tyre! E lënë në mëshirë të fatit (si gjithë teqetë e tjera pas vitit të mbrapshtë 1967) kjo çerdhe e dijes në Frashër, u rizgjua vrullshëm në vitet 1994-1995, atëherë kur myrshidi ynë, dede Reshat Bardhi, në krye të një grupi besimtarësh të Frashërit, kërkuan t’i rikthejnë lavdinë e kaluar. Është e vërtetë se në ato vite të para të lirisë, na kanë munguar shumë gjëra, por gjithashtu është e vërtetë e padiskutueshme që nuk na mungoi askurrë në shpirt, besimi tek Zoti i Lartësuar. Prandaj dhe myhib e dashamirës të teqes së Frashërit, të prirë nga shenjtëria e dede Reshatit, mundën t’a hapin sërish teqenë, dukë bërë që oborri i saj të mbushet me besimtarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Motra dhe vëllezër, ndjekës të Haxhi Bektashit! Dita e sotme na sjell pranë vëmendjes edhe punën e madhe që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për këtë teqe historike, vëllai ynë, baba Hekuran Nikollari. Pas ringritjes se teqesë së Alipostivanit, në krye të adhuruesve të tij, ky klerik rrëfen çdo ditë përkushtimin e tij si në ringritjen e teqeve, ashtu edhe në përcjelljen e shpresës tek besimtarët përmetarë. Në këtë mënyrë, veçanërisht sot, në jubileun e teqesë së Frashërit, ne bashkohemi me urimin: Jetë të gjatë e mbarësi vëllai ynë, baba Hekurani, në të mirë të bektashizmit! Jetë të gjatë, mbarësi në familje të çdo besimtari bektashian, anekënd botës së sotme, të mbushur me gëzime e shpresa, po aq me zhgënjime e brenga! Zoti na bekoftë të gjithëve! Amin! “
*                  *            *
...240 vjetori i përkujtimit të teqesë së Frashërit të lavdishëm është një mesazh i madh për gjithë ne. Se gjurmët që lanë baballarët e kësaj teqeje dhe Vëllezërit Frashëri për Shqipërinë mbetet lapidare thënia e tyre “Ti Shqipëri më jep Nder.”.”Më jep emrin shqiptar.”

Përgatiti
Nuri ÇUNI