Më 15 shkurt 2025, në teqenë e Gjakovës, Kosovë, klerikë e besimtarë të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe nga gjyshata e grupe besimtarësh bektashianë, nga vende të ndryshme evropiane e më gjërë, përkujtuan 44-vjetorin e kalimit nga jeta, të baba Qazim Bakallit, I njohur si klerik, atdhetar, eurodit, përhapës i gjuhës shqipe, duke lënë gjurmë të pashlyera.
Në këtë ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe drejtues e përfaqësues të institucioneve vendore, përfaqësues të besimeve të tjerë fetare e dashamirës të shumtë. Ritet e kësaj dite u drejtuan nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Përshëndetja e Kryegjyshit Botëror, Dede Edmond Brahimaj.
Në emër të Zotit , Mëshiruesit , Mëshirëbërësit,
Të nderuar Klerikë bektashinj dhe përfaqësues të Komuniteteve të tjera fetare në Kosovë,
I nderuar vëllai im Dervish Rauf Radoniqi,
Të nderuar dashamirës , pjesmarrës të mirëse ardhur të Gjyshatës Bektashiane Gjakovë,
Ju falenderoj që keni ardhur sot, në këtë ditë të shënuar e të shenjtë për Bektashizmin në nderimin e 145 vjetorit të lindjes dhe 44 vjetorit të kalimit nga jeta së Baba Qazim Bakallit.
Jemi të nderuar dhe krenarë që në këtë ditë të shenjtë ne përkujtojmë këtë figurë të çmuar dhe tepër të dashur për bektashizmin, këtë kontribuues të denjë të udhës bektashiane që meriton të gjithë mirënjohjen tonë.
Baba Qazimi lindi në Gjakovë më 03.01.1880, nga një familje me tradita bektashiane. Pasi mbaroi shkollën fillore në gjuhën turke, në vitin 1909 vazhdoi shkollën normale të Shkupit. Tek baba Qazimi vihej re zgjuarsia; ai mësonte me pasion të gjitha lëndët mësimore. Gjatë kësaj periudhe shkollore si nxënës i shkëlqyer dhe aktivist i rinisë patriotike shqiptare “Shubani Vatan”, përjashtohet nga shkolla në vitin 1912. Më vonë, kreu edhe shkollën normale në Elbasan. Si mësues, në periudhën 1913-1914, punoi në Shijak. Më pas, u emërua sekretar, në komunën e Bytyçit dhe më vonë Krahinar në të njëjtën trevë. I rikthehet arsimit duke punuar si mësues, në Poliqan-Lume, ku hapi dhe një shkollë të re, në fshatin Shtiqen. Në këtë kohë mbante lidhje me Bajram Currin. Për këtë u burgos në Krumë dhe pastaj e çuan në burgun e Shkodrës, ku qëndroi pesë muaj. Ai ishte anëtari me aktiv i Degës së Komitetit Mbrojtja Kombëtare të Kosovës, në Gjakovë e rrethinat e saj. Në këtë periudhë, baba Qazimi i futet udhës fetare, në bektashizëm. U bë myhib nga Haxhi Adem Vexh-hi Babai. Mori njohurit e doktrinës bektashiane brenda një kohe të shkurtër në teqenë e baba Hamzës në Shtip. Uniformën e dervishit e veshi në Fushë Krujë, nga Haxhi Mehmet Babai. Rregullin e virgjërisë e bëri nga Sali Nijazi Dedei. Shërbeu dervish në Shkodër pranë baba Hajdar Stambollit, pastaj në Elbasan në teqenë e Xhefai Ibrahim Babait. Kryegjyshin Salih Niazi Dede e aktivizoi në dhënien mësim në arabisht, turqisht, persisht, për përgatitjen e kuadrit të ri klerikal. Në vitet 1930-1931, baba Qazim Bakalli, ishte mësuesi i kursit të dervishëve në Kryegjyshatë. Më vonë Dervish Qazim Bakalli, u dërgua në teqenë bektashiane të Tetovës, në Harabati Baba, sipas kërkesës të Kryetarit të Bashkisë së Tetovës, Dr. Xhafer Sulejmani, drejtuar Kryegjyshatës, për rihapjen e teqesë, Harabati Baba, e cila ishte pa klerikë.
Më 6 tetor 1941, dervish Qazim Bakalli dhe dervish Musa u nisën nga teqeja e baba Xhemalit, Elbasan, sipas urdhrit të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Sali Niazi Dede dhe shkuan në teqen e ‘Harabati Baba’, në Tetovë. Këtu i mirëpriti, Kryetari i Bashkisë dr, Xhafer Sulejman, i cili i mbajti në shtëpinë e tij deri sa u rregullua vendi në teqe. Të dy dervishët u mirëpritën përzemërsisht nga popullsia e Tetovës e rrethinat, nga myhibët dhe dashamirësit e bektashizmit. Në kushte të vështira, dervish Qazimi dhe dervish Musa kaluan dimrin e viteve, 1941-1942. Kjo gjendje vazhdoi deri në prill të vitit 1942. Më pas, të dy dervishët u morën me riparimin e teqesë. Në këtë periudhë për nevoja të teqesë dhe problemin pronave,
falë punës e përkushtimit, dervish Qazimi, merr gradën “Baba,” nga Kryegjyshi i asaj kohe, Sali Niazi Dede dhe drejton teqenë ‘Harabati Baba’ në Tetovë. Me punën këmbngulëse të baba Qazimit dhe dervish Musës, u riparua teqeja dhe në fillim të shtatorit 1944, u soll uji (me ujësjellës) nga burimi i pyllit të teqesë. Në vitet 1942-1944, në teqen Harabati filloi një gjallëri fetare, kulturore, arsimore, ku dy klerikët u përkrahën nga gjithë besimtarët bektashian, intelektualët e dashamirësit e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe më gjerë.
Në vitet 1945-1946, represioni serb filloi edhe ndaj teqesë ‘Harbati-Baba’. Baba Qazimi dhe dervish Musa vazhduan aktivitetin në Tetovë, por përsëri hasën në vështirësi, saqë i burgosën me qëllim që t’i ekzekutojnë..
Ai ripërtëriti jetën fetare dhe kulturore dhe mbajti afër intelektualët, ku fryma kombëtare ishte e pranishme në të gjitha veprimtaritë. Në fund të vitit 1944, regjimi serb, e burgos përsëri. Pas burgut, vendoset në teqenë e Gjakovës. Kështu, Gjakovën, i vetmi qytet në trojet shqiptare ku mund të predikohej bektashizmi, e mbajti gjallë baba Qazimi. Aty bashkëpunoi me baba Tajar Gashin, me teqenë e Detroid SHBA. Gjithë jetën punoi me përkushtim dhe la gjurmë si patriot, mësues dhe klerik i shquar. Baba Qazimi ishte njeri i ditur, i kulturuar merrej edhe me shkrime dhe përkthime, gjithashtu kishte ndjenja të fuqishme atdhetare. Ndërroi jetë më 15 shkurt 1981.
Ndaj sot të nderuar pjesmarrës në këtë ceremoni të veçantë të këtij përvjetori përkujtojmë këtë klerik të shquar të bektashizmit që kontribuoi në të gjitha trevat Shqipfolëse me shumë dashuri, mençuri, urtësi , e trimëri. Zoti na bekoftë të gjithëve ! Amin!
Baba Qazim Bakalli lindi në Gjakovë më 03.01.1880, nga një familje me tradita bektashiane. Pasi mbaroi shkollën fillore në gjuhën turke, në vitin 1909 vazhdoi shkollën normale të Shkupit. Tek baba Qazimi vihej re zgjuarsia; ai mësonte me pasion të gjitha lëndët mësimore. Gjatë kësaj periudhe shkollore si nxënës i shkëlqyer dhe aktivist i rinisë patriotike shqiptare “Shubani Vatan”, përjashtohet nga shkolla në vitin 1912. Më vonë, kreu edhe shkollën normale në Elbasan. Si mësues, në periudhën 1913-1914, punoi në Shijak. Më pas, u emërua sekretar, në komunën e Bytyçit dhe më vonë Krahinar në të njëjtën trevë. I rikthehet arsimit duke punuar si mësues, në Poliqan-Lume, ku hapi dhe një shkollë të re, në fshatin Shtiqen. Në këtë kohë mbante lidhje me Bajram Currin. Për këtë u burgos në Krumë dhe pastaj e çuan në burgun e Shkodrës, ku qëndroi pesë muaj. Ai ishte anëtari me aktiv i Degës së Komitetit Mbrojtja Kombëtare të Kosovës, në Gjakovë e rrethinat e saj. Në këtë periudhë, baba Qazimi i futet udhës fetare, në bektashizëm. U bë myhib nga Haxhi Adem Vexh-hi Babai. Mori njohurit e doktrinës bektashiane brenda një kohe të shkurtër në teqenë e baba Hamzës në Shtip. Uniformën e dervishit e veshi në Fushë Krujë, nga Haxhi Mehmet Babai. Rregullin e virgjërisë e bëri nga Sali Nijazi Dedei. Shërbeu dervish në Shkodër pranë baba Hajdar Stambollit, pastaj në Elbasan në teqenë e Xhefai Ibrahim Babait. Kryegjyshin Salih Niazi Dede e aktivizoi në dhënien mësim në arabisht, turqisht, persisht, për përgatitjen e kuadrit të ri klerikal.
Kryegjyshi Sali Niazi Dede, në tetor të vitit 1941 e dërgoi dervish Qazim Bakallin në teqenë Harabati-Baba, Maqedonin e Veriut, të cilën e mori në dorëzim më 20 maj 1942. Ai ripërtëriti jetën fetare dhe kulturore dhe mbajti afër intelektualët, fku fryma kombëtare ishte e pranishme në të gjitha veprimtaritë. Në fund të vitit 1944, regjimi serb, e burgos përsëri. Pas burgut, vendoset në teqenë e Gjakovës. Kështu, Gjakovën, i vetmi qytet në trojet shqiptare ku mund të predikohej bektashizmi, e mbajti gjallë baba Qazimi. Aty bashkëpunoi me baba Tajar Gashin, me teqenë e Detroid SHBA. Gjithë jetën punoi me përkushtim dhe la gjurmë si patriot, mësues dhe klerik i shquar. Baba Qazimi ishte njeri i ditur, i kulturuar merrej edhe me shkrime dhe përkthime, gjithashtu kishte ndjenja të fuqishme atdhetare. Ndërroi jetë më 15 shkurt 1981.