Sot mbushen plot 79 vjet nga kalimi nga kjo jetë i klerikut të njohur, ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Ali Riza Dede. Ali Riza Dede ka një kontribut të rëndësishëm si klerik dhe atdhetar. “Ali Riza Dede, i përket atyre klerikëve të përkushtuar të besimit tonë bektashian, që ia kushtoi gjithë jetën besimit dhe besimtarëve. Ai Ka lënë gjurmë jo vetëm në teqetë ku ai punoi, në Krujë, Martanesh, Elbasan ku punoi 23 vite etj, por dhe në periudhën që u zgjodh Kryegjysh Botëror Bektashian. Duke përkujtuar 75-vjetorin e ndarjes së tij nga kjo jetë, ne vlerësojmë kontributin që ai ka dhënë për bektashizmin në një nga periudhat e vështira”-pohon Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Ka lindur në qytetin e Krujës më 18 tetor të vitit 1876, (Riza Hasan Tufa) nga një familje me traditë bektashiane, në banesat brenda kalasë së Krujës. Qysh në moshë të vogël prindërit e çonin shpesh në teqenë e Dollmës, Shememi Baba dhe teqetë e tjera në qytetin e lindjes. U edukua me këtë besim të mrekullueshëm bektashian, ai shikonte dritën dhe dashurinë ndaj Zotit, mbresa të veçant i kanë lënë vizitat e shpeshta në teqennë e Sarisalltikut në malin e Krujës, që e bënte mëkëmbë çdo javë me pridërit e tij. Një traditë kjo që e bënin gjithë besimtarët e Krujës në Guvën e Shenjtë. Mbas vdekjes së babait, Hasanit, i ra barra për të mbajtur familjen e tij, sepse Rizai ishte më i madhi fëmijve. Në moshën 14 vjeçare punoi hyzmeqar në Krujë, Shijak në punë të ndryshme. Në moshën 18 vjeçare shkon në teqen e Shememi Baba në Fushë-Krujë dhe mer dorë të babai i teqesë, bëhet anëtarë spiriturial, myhib, dhe me kalimin e kohës duke marë njohuri dhe ndjekur rregullat dhe normat e tarikatit bektashian, iu shtua më shumë dashuria për tu bërë klerikë. Me lejën e familjes dhe të afërmëve të tij, konsakrohet dervish nga baba Haxhiu (Subashi) i teqesë Shememi Baba. Por ai kish dëshirë për të ngritur njohuritë e tij për bektashizmin dhe kërkonte vazhdimisht të vazhdonte shkollë jashtë vendit te baba Haxhiu. Për këtë iu krijua mundësia, aty rreth viteve 1902 të shkonte së bashku me dervish Xhaferin (u bë edhe ky, Kryegjysh, në vitin 1944) nga Gjirokastra në Qendrën Botërore Haxhi Bektash në Turqi. Këtu për disa vite dervish Rizai bëri shkollë dhe mori njohurit e nevojshme për udhën bektashiane. Por, gjatë kësaj periudhe bëri haxh në Mekë, vizitoi varrin e Profetit Muhamed, të Imam Aliut në Nexhef dhe varret e dëshmorëve të Qerbelasë, i cili bëri dhe shumë vizita në Irak e vende të tjera të Lindjes. Për disa vite me radhe bëri shkollën teologjike në qytetin e Damaskut, në Siri duke shtuar më tej njohuritë fetare teologjike dhe mësime për mjekësinë. Rreth viteve 1914 kthehet në Shqipëri, në qytetin e lindjes, Krujë. Por situata e vështirë dhe lufta marramendse e rebelimit të Haxhi Qamilit, dervish Rizai së bashku me dervish Asllan Trepshi shkojnë për të shërbyer në teqenë e Martaneshit për disa vite me radhë, këtu la gjurmë shumë të mira në popullsinë e kësaj krahine me tradita në besim e dashuri në Zot. Komunikonte me besimtarët dhe shpesh shkonte te vendi i Shenjtë në Ballenjë të Martaneshit, te Guva e Ballëm Sullanit me histori të madhe. Këtu, në Kaptinën e Martaneshit bëhej pelegrinazh nga gjithë zona dhe Dibra. Në vitin 1918 thirret nga baba Hamidi i teqesë “Pusi që lahet vetë” në Elbasan, (i moshuar), ku plotësoi përvojën e tij nën kujdesin e veçantë të baba Hamidit. Mbas vdekjes së baba Hamidit, zë postin e tij sipas rregullave bektashiane. Këtu punoi me përkushtim për 23 vite me radhë, deri në vitin 1941. Nga viti në vit u rrit autoriteti i tij dhe fitoi një respekt të vacant, jo vetëm për besimtarët bektashian, por edhe gjithë banorët e Elbasanit dhe krahinat rreth saj. Ai me punën shumë vjeçare dhe predikimin fetar kish fituar aftësi, dhunti mistike të cilat i vuri në shërbim të besimtarëve dhe dashamirësve të krahinës së Elbasanit, u bë një personalitet i njohur i bektashizmit. Përgatiti shumë myhibë, dervish, ai ndihmoi edhe dervish Ahmet Myftar Ahmataj për kulturën dhe ritet fetare të besimit bektashian, e pa tek ai, dashurinë, përkushtimin për familjen e Ehli-Bejtit, që ishte dervish në kohën e tij. Teqen e ktheu në një vend të bukur me kopsht, bimë e lule, sa vizitohej nga gjithë qytetarët e Elbasanit, e cila u kthye në një vatër edukimi e streh e të varfëve, e cila rrezatonte mirësi, dashuri dhe vëllazëri për të gjithë. Mbasi u vra i ndjeri Kryegjysh, Sali Niazi Dede, më 28 nëndor të vititi 1941, në Tiranë, këshilli klerikal e zgjodhe baba Rizanë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve, më 10 janar të vitit 1942. Si Kryegjysh së pari përfundoi godinën e madhe që ngriti Sali Niazi Dede dhe organizoi punën brenda e jashtë vendit në forcimin e bektashizmit. Në këtë periudhë komunkoi, bashkëpunoi, e bëri lidhje me shumë teqe në Ballkanë dhe më gjërë. Dokumentat arkivore flasin për bashkëpunimin me komunitet bektashiane në rajon dhe në botë. Gjatë luftës së dytë botërore dha kontribut në përkrahjen për çlirimin e Atdheut duke aktivizuar dervish dhe baballarë në luftën Antifashiste. Këtë detyre e kreu deri në vitin 1944. Ndërroi jetë më 22 shkurt të vitit 1944 në spitalin e Tiranës, por është e dyshimtë vdekja e tij, mbeti një mister sot e kësaj dite. U sollën eshtrat e tij në qershor të vitit 1993 nga varreza publike Tiranë dhe sot prehen në tyrbet e dedelerëve në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Është dekoruar me titullin e lartë nga Presidenti i Republikës në vitin 1993, me Urdhrin për veprimtari patriotike të Klasit I-rë, Urdhrin Nderi i Kombit. Përkujtimi i tij në këtë 79 vjetor të kalimit nga jeta, veprimtaria dhe kontributi i tij është një mesazh me vlera të mëdha për bektashizmin në Shqipëri dhe në botë.