Përkujtohet 92 vjetori i ardhjes në Shqipëri, i ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede

Në datën 28 janar 1930, plot 92 vjetor më parë, erdhi në Shqipëri ish-Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Sali Niazi Dedei.  Atë ditë, në teqenë e Turanit-Korçë, shkeli këmba dhe u dëgjua zëri i ngrohtë i Sali Niazi Dedeit, i birit të hershëm të Kolonjës, i klerikut që u rrit dhe u edukua me traditën bektashiane, për të arritur në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror, në Kryeqendrën Bektashiane në Neë-Shehir të Turqisë. Ndonëse pritja që populli i jugut të Shqipërisë i bëri Sali Niazi Dedeit ishte e pazakontë, ndonëse besimtarët bektashinj të Kolonjës dhe Korçës e shoqëruan atë përmes entusiazmit nga Qafa e Qarrit dhe deri këtu, ndonëse atmosfera qe vërtet vëllazërore, kjo nuk do të thotë se rrugëtimi dhe vendimi i atij burri, kishin qenë të lehtë. Ai klerik i dhembshur, i mëkuar me devotshmërinë ndaj Zotit përmes filozofisë së Haxhi Bektash Veliut, kishte kapërcyer pak kohë më parë pragun e teqesë së bekuar të New-Shehirit, duke lënë pas jo vetëm pikëllimin dhe heshtjen e thellë, por edhe një dëshmi të rrallë, shekullore të tarikatit bektashian…Kontributi i Sali Niazi Dedeit për bektashizmin, ka qlënë gjurmë në historinë e këtij besimi të paqtë..  Ndonëse dora vrastare, mori jetën e Sali Niazi Dedeit më 28 nëntor 1941, besimi ynë as u tremb e as u tkurr. Përkundrazi, pasuesit e Sali Niaziut lanë të gjithë, gjurmë të çmuara. Emrat e Ali Riza Dedeit, Kamber Ali Dedeit, Xhaferr Sadik Dedeit, Abaz Ilmi Dedeit, Ahmet Myftar Dedeit si dhe Haxhi Dede Reshat Bardhit, do të ndriçojnë kurdoherë në panteonin e bektashizmit botëror. Në mënyrë të veçantë, Ahmet Myftar Dedei dhe Dede Reshat Bardhi, do të mbahen mend pse mbajtën të gjallë besimin në Zot, pikërisht në kohërat më të vështira të tij, në vitet e  diktaturës që lamë pas. ...Sali Dedei për veprën e tij monumentale dhe shpirtërore është vlerësuar me titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut” dhe është dekoruar me “Nderi i Kombit”.
Kryegjyshët Botëror Bektashian, shqiptarë janë: Sali Niazi Dede, 1914-1941; Ali Riza Dede, 1941-1944; Kamber Ali Dede, 1944-1945; Xhafer Sadik Dede,  1945-1945; Ahmet Myftar Dede, 1947-1980; Haxhi Dede Reshat Bardhi, 1991-2011; Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 2011.

Përgatitën:
Nuri ÇUNI
Kujtim BORIÇI