Përkujtohet ditëlindja e Imam Hasanit

Imam Hasani është një nga të zgjedhurit e Ehli Bejtit, i biri i Imam Aliut dhe i biri i Fatimes, si dhe nipi i Hazretit Muhammed. Vjen i dyti i imamëve nga të dymbëdhjetët me mbiemrin Myxhteb, Neki dhe Shyper. Ka lindur në Medine në vitin e tretë të emigrimit në 15 të Muajit Ramazan ditën e Martë. Profeti jonë Hazreti Muhammed si këtë ashtu dhe vëllain e tij Imam Hysenin i ka dashur tepër, sa shpesh herë i mbante në supe e në gjunjë, për këta të dy Ai ka thënë shumë fjalë profetike të panumërta ndër të cilat përmendim këto: “Këta dy djem janë të parët e rinisë së Parajsës… O Perëndi duaji ata që duan këta dhe mallkoi ata që janë kundër këtyre” e tjera e tjera”. Imam Hasani në fizionomi i ngjante shumë gjyshit të tij Hazretit Muhammed, ishe i urtë, i bindur, i durueshëm dhe bujar. Shkurtimisht ai kishte gjithë virtytet më të larta morale e njerëzore.   Pas vdekjes së Profetit Hazretit Muhammed gjithmonë qëndronte në shërbimin e atit tij Imam Aliut. Në luftën e Xhemalit (të Deves) bashkë me të vëllanë Imam Hysenin kanë marrë pjesë ku ka përcjellë dhe Aishen që u zu rob në këtë luftë, me nderime së bashku me vëllanë e saj e shpunë në Medinë.
Pasi ra dëshmor i madhi Imam Ali, në Vitin 40 të emigrimit, Imam Hasani në moshën 37 vjeç u zgjodh në vendin e të atit tij, Halife në Qofe. Sundimi i tij zgjatet mbi Irakun, Horosanin, Hixhazin dhe Jemenin, sundim që vazhdoi vetëm 7 muaj, pasi i mallkuari Mavija e sulmoi me ushtri prej Shamit… Mirëpo imami Hasan nuk ishte luftëdashës, ishte i mëshirueshëm, i dhembshëm, ndaj nuk nguli këmbë për fronin e Halifës, të derdhej gjaku i popullit dhe pranoi që të heqë dorë, duke bërë një marrëveshje me Mavijen me këto kushte:
1-Halifellëku të mos jetë trashëgim familjar, por Halifeja të zgjidhet me pëlqimin e dëshirën e lirë të popullit siç ishte më parë.
2-Të mos urreheshin e  dënoheshin dashamirësit  e Imami Aliut e të Ehli -Bejtit në viset e ndryshme.
3-Ndër xhamitë e konferencat të mos ofendohen pjesëtarët Ehli-Bejtit dhe Imami Aliu.
…Pasi ia dorëzoi Hilafetin Mavijes; Imami Hasani me gjithë pjesëtarët e familjes së tij e farefisin, u largua, prej Qofes dhe shkoi për në Medine.
Mavija këtë besë nuk e mbajti por mbas një kohe të shkurtër e urdhëroi sundimtarin e Basrës që ti zhdukë të gjithë dashamirësit e Ehli-Bejtit. Kështu, 30 vetë nga këta, ranë dëshmorë, pasi u persekutuan dhe u torturuan barbarisht. Kjo ngjarje i vajti në vesh Iami Hasanit, të cilin e dëshpëroi tepër tradhtia e poshtër e Mavijes. Duke u këshilluar me të dashurin e tij, Abdull-llahun të birin e Abazit vendosën që të dy të shkojnë në Sham dhe të ballafaqohen me të mallkuarin Mavije, e ti kërkojnë shpjegime mbi mizoritë… Brenda një kohe të shkurtër, u përgatitën dhe u nisën për në Sham…
…Imami Hasan pasi qëndroi në Sham dy ditë u kthye në Medine. Duke ndjerë veten shumë të lodhur u detyrua të qëndroj në Musull. Këtë herë nuk vajti në Saadi ku pati qenë më parë, por tek një i quajtur Hasan, i cili është treguar si një dashamirës i Ehli-Bejtit. Mavija, me tu nisur Imami nga Shami, i vuri prapa spiunët me anën e të cilëve mundi të bindë Hasanin që ta helmonte Imamin. Ky tradhtar, dy herë me radhë i hodhi helmin Imamit në gjellë, por të tretën here, u diktua. Saadi, që ishte sundimtar i Musullit, me të marrë vesh këtë tradhti e ekzekutoi Hasanin për tradhtinë që bëri. Imami Hasani megjithëse, hëngri tri herë helmin dhe ishte i pamundur, u nis nga Musulli për dhe arriti në Medine. Në Medine ku ishte Mervani, kushëriri i parë dhe besniku i Mavijes, të cilin e kishte porositur Mavija dhe i kishte dhënë udhëzime për helmatisjen e Imamit. Mervani gjeti një grua të varfër të quajturën Ansone, e bindi me premtime të mëdha, e udhëzoi që të shkonte në shtëpinë e Imamit ku me çdo mënyrë të bënte për vehte të shoqen e Imamit, të quajturën Xhade-Esma, e bija e Esh-athit, duke i premtuar asaj se po të helmatiste Imamin do ta merrte Jezidi dhe kështu ajo do të bëhesh mbretëreshë. Kështu, ajo, duke marrë helmin me vete, u nis për në shtëpinë e Imamit ku gjeti Esmanë (Xhaden) vetëm. Kësaj i tha: “Ti je më e bukura e grave të dheut, gjithë bota ta kanë zilinë, të gjithë ushqejnë një dashuri për ty sa dhe Jezidi i biri i Mavijes që do të jetë mbreti i të ardhmes, ka një lakmi për ty dhe mund të bëhesh një mbretëreshë. Më vjen shumë keq që ti me këto bukuri ta kalosh jetën tënde me një njeri që ka dhe shumë gra të tjera dhe është një njeri që gjithë kohën e kalon me falje e të ka lënë mënjanë”. Xhades, këto fjalë të lustruara e këto lavdërime të Ansanës dhe i thotë: “Ç’të bëj unë e mjera ky qenka fati im!”. Ansana i përgjigjet dhe i thotë: “Ti fatin tënd e ke në dorën tënde!”. Xhadeja i thotë: “Si e kam në dorën time unë nuk e di që ta kem në dorën time fatin?” Atëherë Ansana i thotë: “Ti po të duash, hidhi këtë helm në gjellë këtij burri që ai të vdesë dhe ti pastaj je e lirë që të bëhesh mbretëreshë duke marrë Jezidin!”. Ajo e mori helmin duke i dhënë fjalën se do ta kryente veprimin pas pak ditësh. Xhadeja i hedh një sasi helmi në mjaltë Imamit dhe ja jep e, më pas dhe një sasi tjetër në hurma të freskëta.  Imami këtë herë e kuptoi dhe i thotë: “Ç’ të kam bërë unë që më tradhton dhe pse nuk bën detyrën që ka gruaja karshi burrit?” . Pas një sëmundje të shkurtër me kurim, e pas kësaj tradhtie,   prej këtij helmi, Imami hoqi besimin prej gjithë grave të tij dhe gatimin e ushqimit ja la vetëm motrës së tij Zejnep.
…Ansana e mallkuar nuk ndenji, por i shpuri Xhades një helm shumë të fortë prej Toz Elmazi… Xhadeja një natë dhe në orët e para të gjumit, hyn në dhomën e Imamit me shumë ngadalë duke menduar që në qoftë se diktohej ti thoshte Imamit se jam mallëngjyer për ty, mundi të mbaronte veprën e saj kriminale, hidhi helmin në ujë dhe shkoi në dhomën e saj të veçantë.
Imami Hasani u zgjua me një etje të madhe e menjëherë mori shtambën dhe piu ujë. Sa i shkoi uji në stomak, ndjeu menjëherë disa dhembje të forta e në këtë çast e zgjoi të motrën prej gjumi, duke i treguar çfarë i ndodhi. Nga helmi i fortë filloi të vjelli gjak.
Zejnepi nga kjo pamje u trondit tepër dhe filloi të qarit. Zejnepja lajmëroi Imami Hysejni, i cili në çast u paraqit i habitur e i tronditur, e pyet të vëllanë çfarë të ngjau? Në ç’mënyrë dhe prej kujt tu bë ku krim? Imami Hasani ja tregoi ngjarjen duke i thënë: “..Nuk është nevoja të dihet, se të drejtën tonë e merr perëndia. Vëlla i dashur, ulu që të dorëzoj amanetet dhe porositë!”. Pasi i dorëzoi amanetet dhe porositë i thotë: “Ju po e shikoni dhe po e kuptoni që unë po largohem prej kësaj jete dhe dëshira e ime është që të më bëhet varri pranë gjyshit tonë Hazretit Muhammed. Në qoftë se do të hasësh pengesa për zbatimin e kësaj dëshire, mos insisto por më varros pranë gjyshes tone, Fatimes të bijës së Esedit, në varrezat që quhen Xhen-metul Bijah.. Të gjithë pjesëtarët e Ehli-Bejtit, po ti lë amanet ty edhe, ty të kam lënë amanet tek Perëndia!”. Në vazhdim, Imam Hasani thirri të gjithë pjestarët e Ehli-Bejtit dhe asi i bekoi të gjithë me radhë, ndërroi jetë.
Kjo ngjarje, ngjau në muajin Arab, më 19 të Seferit të vitit 50 të Emigrimit, duke i lënë në zi gjithë Ehli-Bejtin dhe dashamirësit e u nda nga kjo jetë. 
…Imami Hysejni sipas porosisë së imami Hasanit u mundua që ta varroste pranë varrit të Profetit Hazretit Muhammed, po këtë gjë e kundërshtoi e shoqja e Profetit, Aisheja dhe Mervani, kështu u detyrua që ta varrosë në vendin e dytë të porosisë, në varret e Xhen-netul Bekijah.
Mervani me të marrë lajmin që Ensana (Xhadeja) e kreu veprën çnjerëzore të mallkuar që ja ngarkoi ai, duke pasur frikë se mos i zbulohet komploti, menjëherë dërgoi dhe e rrëmbeu dhe në mënyrë të fshehtë e përcolli për në Sham tek Mavija ku ai e mirëpriti dhe ajo i kallëzoi atij, si e kreu veprën duke u mbështetur në premtimin që i kanë dhënë që ajo mbas kryerjes së asaj vepre do marri për burrë të birin Jezidit.
Mavija, pas pak ditëve, e thirri të birin Jezidin dhe i tregon ngjarjen dhe se për të kryer këtë vepër Mervani ka dhënë premtimin që Xhaden (Ensanën) ta marrësh për grua. Jezidi i përgjigjet të atit: “Si thoni ju që unë të marr për grua këtë! Kur kjo arriti të tradhtojë nipin e Profetit dhe një nga Shenjtorët e vërtetë, që kishte karakteret më të mira që nuk i ka pasur dhe s’mund ti ketë njeri, nuk do vijë ndonjë ditë që dhe mua të më tradhtojë? Unë për llogari time këtë e djeg në zjarr për veprën e saj të shëmtuar!?” Mavija iu përgjigj: “Ke të drejtë, por këtë ne s’mund ta lemë, pasi për të siguruar pozitën tonë kemi për të bërë dhe disa vepra të këtilla, e atëherë nuk na beson njeri dhe s’mund të arrijmë qëllimit. Në premtimin që kemi dhënë do ta plotësojmë në dukje, duke bërë një ceremoni të falsifikuar dhe në anën tjetër këtë ta zhdukim nga faqja e dheut!”. Dhe ashtu ngjau. Pas ca kohe, Xhaden e lidhën këmbë e duar dhe e hodhën në një përrua shumë të keq, barbarisht duke i thënë “këtu bëhesh mbretëreshë e mirë”.

Përgatitën:
Nuri ÇUNI
Kujtim BORIÇI