Me rastin e 10 vjetorit të kalimit nga jeta të ish Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Dede Reshat Bardhi, më 4 prill 2021, në mjediset e Selisë së Shenjtë në Tiranë u zhvillua ceremonia e rastit dhe mevludi. Aktivitetet e ditës u bënë nën përkujdesjen dhe drejtimin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Krahas besimtarëve të shumtë, morën pjesë edhe dervishë e baballarë nga teqetë e vendit, si baba Faik Selmani, baba Skënder Dervishi, baba Abdyl Shehaj, dervish Mikel Onjea, dervish Sali Peti, dervish Admir Selamani, dervish Myrteza Shehu etj. Gjithashtu, ishin të pranishëm intelektualë dhe përfaqësues të tarkitaeve, Kadri (Bujar Harasani), Rufai(Qemaludin Reka) dhe të tjerë. Me këtë rast, në përshëndetjen e tij, Kryegjyshi Botëror , Hirësia e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh: “Në këtë ditë të shënuar, ne përkujtojmë një nga figurat e shqura të bektashizmit botëror, Dede Reshat Bardhin, i cili 30 vjet më parë rihapi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane dhe ringriti nga themelet teqetë, tyrbet e shkatërruara në vitin 1967 me ndalimin me ligj të fesë. Dede Reshati mundi të riorganizoj nga hiçi punën në Kryegjyshatë me strukturë dhe veshi dervish dhe baballarë, të cilët i shpërndau në gjithë Shqipërinë, duke sjellë shpresën jo vetëm të besimtarët bektashian port ë gjithë populli shqiptarë. Ai me besim dhe dashuri të pashoqë dha këtë besim, në dashuri ndaj Zotit dhe dashurinë ndaj atdheut. Jeta e tij në kalvarin e dhimbshëm mundi të mbijetoj dhe mbajti gjallë atë dashuri se vetëm besimi te Zoti dhe këmbëngulja e çdo besimtarë për të ecur në këtë udhë për të mirën e vendit dhe të ardhmes së rinisë në këtë vend të mrekullueshëm siç është Shqipëria. Ruajti gjatë sistemit komunist dritën e Haxhi Bektashit, e mbajti gjallë me besimtarët në mënyrë të fshehtë. Në vitin 1991 e rihapi këtë, ndërtoi teqe e tyrbe, duke u dhënë shpresë se zoti është në zemrat e tyre. Këtë mesazh ne e kujtojmë me nderim e respekt, është i vetmi që ruajti në atë furtunë këtë dritë të ndritur të fesë islame. Ky mevlut i sotshëm, është për shpirtin e tij. Ai na ka dhënë shumë, ruajti të pastër dritën e haxhibektashit. Me këtë mevlut, mundohemi t’a ngremë lart këto figurë. .. Ne ecim në ato shina që ai shtroi me shumë mund e sakrifica. Prandaj është detyrë e gjithsecilit nga ne të klerikëve, besimtarëve të ecim në rrugën e traditës bektashiane, të udhës së Haxhi Bektash Veliut!”
Më pas oratorët e këndimit të Mevludit nga Komuniteti Mysliman, me mjeshtëri sollën atë homazh e dashuri ndaj Allahut dhe nevojën për të ecur në këtë udhë të Krijuesit. Në interpretimin e tij në mevlud, ndër të tjera, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj nënvizoi:
Kushdo që mëson Mevludin, Urdhri prej Pejgamberit,/
Do ti bëj shefaat, Unë deri në ditën e Mahsherit./
Mevludin kush ta mësoj, që nga kreu deri mbanë,/
Ose dhe kush ta dëgjojë në xhenet e ka meqanë./
Në atë mexhlis, kush t`jetë në Mevlud të Serverit./
Salat dhe Selam të thotë, për hatër të Pejgamberit./
Ata që e bënë inqarë edhe nuk e besuan,/
Ata u bënë ehlimuarë, në xhehnem e kanë meqanë./
Ti bëjmë shyqyr Allahut Zotërisë Perëndisë,/
Hateri i Resuhullahut u dha hidajet njerëzisë./
Ato që besuan Allahuan, që është një e një do mbetet./
dhe sa Pejgamberë janë, që janë hak të vërtetë.”
Ky aktivitet, u ndoq nga afër nga shumë televizione e medie të shkruara, të cilat emetuan direkt atë, apo dhanë kronika e informacione të zgjeruara rreth tij.
(Fotot: Nuri ÇUMANI)
Përgatitën:
Nuri ÇUNI
Kujtim BORIÇI