
Të martën, më 5 gusht 2025, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, u bënë ritet përkujtimore të ndarjes nga jetë, të myhibes Merushe Brahimaj, nëna biologjike e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.
Ritet përkujtimore të kësaj dite, u mbyllën me darkën e shtruar me këtë rast, ku Dede Edmond Brahimaj falënderoi besimtarët e klerikët e pranishëm dhe u uroi atyre shëndet, gëzim e lumturi në familjen, me besim in e lëkundur tek i Madhi Zot.
Të pranishëm në këtë përkujtim, evokuan dhe rolin dhe kontributin e myhibes Merushe Brahimajt, në shërbim të besimtarëve, që nga dita e rihapjes së institucioneve fetare në ndryshimet e vitit 1990, derisa u nda nga jeta, plot një vit më parë.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ
Fotot: N. ÇUMANI


















