Kryegjyshi Botëror, Hirësia e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Ngjarje e shënuar në ditën e Sulltan Nevruzit. Mirënjohje për Dede Reshatin e brezat e klerikëve që kanë lënë gjurmë në historinë tetëqind vjeçare të bektashizmit!
Nga Nuri ÇUNI
Rihapja e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane plot 30 vite më parë, është një ngjare e shënuar për besimtarët bektashian shqiptar, por edhe për miliona besimtarë bektashian në të gjithë botën. Përkujtimi e kësaj ngjare të shënuar sot nga Selia e Shenjtë në Tiranë e gjyshata të tjera brenda e jashtë vendit, është një vlerësim tjetër për brezat e klerikëve, dervishëve e baballarëve, të cilët, për shkak të privimit me ligjet e kohës, të së drejtës së ushtrimit të besimit, u privuan me pushkatime, burgime të rënda, internime e persekutime të tjera. Njëkohësisht, në këtë ditë vlerësohet roli i ish-Kryegjyshit Botëror Dede Reshat Bardhi që për rihapjen e Kryegjyshatës pas ndryshimeve politike në vend në vitin 1990, kontributin deri sa ndërroi jetë dhe, kontributin e Kryegjyshit Botëror Bektashian aktual, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për ndjekjen e rrugës së tij e çuarjen para të misionit fetar e atdhetar të besimit të paqtë bektashian. “Sot, në këtë ditë të shënuar të 30 vjetorit të Rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që përkon me 22 marsin, ditën e Sulltan Nevruzit, unë kujtoj me respekt paraardhësin tim, myrshidin Dede Reshati, për gjithçka ka bërëpër rihapjen e Selisë së Shenjtë e në vazhdim. Njëkohësisht, si Kryegjysh Botëror i Bektashizmit, nuk kam kursyer e nuk do të kursej derisa të jem në këtë jetë, për të përmbushur amanetin e tij, projektet e shumta, për forcimin e bektashizmit në Shqipëri e gjithë botën, me besimin, ndihmën dhe adhurimin e Zotit të Madh, për më shumë mirësi, paqe e dashuri e harmoni…”- pohon për “Telegraf”-Dede Edmond Brahimaj. Në këtë ditë të shënuar, të mbushur me aktivitete, gjithkush, reflekton dhe mediton për udhën e vështirë por plot vlerra gtë besimit tetëqind vjetar bektashian…
Vështrim historik për bektashizmin
Historia e tarikatit bektashian, nga shekulli 13 e deri më sot, me themeluesin e tij, Haxhi Bektash Veliu. Bektashizmi është tarikat, udhë mistike islame që merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut. …Në fillim të shekullit 16 – të bektashizmi kishte qendrën e përgatitjes së dervishëve në kolegjin më të madh në Dimotekë të Bullgarisë të kohës, ku mësonin 400 dervish në vit. Ndërkaq në vitin 1826 nga Sulltan Mahmuti i II-të, për tarikatin bektashian u morën masa shumë të ashpëra, deri në vrasjet, burgosjet apo internimet e klerikëve të cilët kapeshin me uniformën e tyre tradicionale, apo ushtronin ilegalisht këtë besim. Më 13 dhjetor të vitit 1925, me vendim të Parlamentit turk, u mbyllën të gjitha teqetë në Turqi. Në kushte të tilla, Kryegjyshi Botëror i asaj kohe Sali Niazi Dede, solli në Tiranë Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në vitet 1930 – 1941, Kryegjyshi Salih Niazi Dede i dha bektashizmit në Shqipëri një dimension të ri historik dhe pasuroi dita – ditës traditën bektashiane të Haxhi Bektash Veliut që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pas pushtimit fashist, më 28 nëntor 1941, Salih Niazi Dede ra dëshmorë i atdheut. Pas tij, në bazë të kodit zakonor bektashian, erdhën kryegjyshët: Ali Riza Dede (1941-1944), Kamber Ali Dede (1944-1945), Xhafer Sadik Dede (1945-1945), Abaz Hilmi Dede (1945-1947), Ahmed Myftar Dede (1947-1980), Haxhi Dede Reshat Bardhi (1991-2011), Haxhi Baba Edmond Brahimaj (nga 10.06.2011). Bektashizmi ka lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, për të cilin kanë shkruar personalitete si: çifti Hasluck, Han, Jokl, Durham, Bartl, Çelebiu, Trix, Birge, Babinger, Norris, Popoviç, De Jong, Cleyer, Elsie, Mororo dela Roka etj.
Persekutimi në periudhën moniste
Deri tek rihapja e Selisë së Shenjtë më 1990, bektashizmi në Shqipëri, ka kaluar një kalvar të madh, vuajtje, dënim e persekutim, ku sipas dokumenteve, vetëm gjatë viteve 1945-1990, janë pushkatuar, burgosur apo internuar 55 dervish dhe baballarë.…Kryegjyshata funksionoi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u pasua pas çlirimit me kongreset bektashiane të vitit 1945, i katërti, dhe të vitit 1950, i pesti, kur u bë një punë e madhe nga Kryegjyshi Dede Ahmeti i cili mori pjesë në disa Konferenca të Paqes, bashkëpunoi me teqetë e tjera të botës e i dha dimension bektashizmit në këtë periudhë. Dede Ahmeti kishte besnik të tij, dervish Reshat Bardhin nga Lusna e Kukësit, të cilin e përgatiti për të ardhmen e bektashizmit. Ky institucion i lartë funksionoi deri në vitin 1967. Kur shteti monist ndaloi me ligj ushtrimin e fesë në Shqipëri, besimi bektashian, u qëndroi dhe rezistoi në ilegalitet, deri në vitin 1990. Në këtë kohë të persekucionit të monizmit, Teqeja Detroit në Amerikë ka shërbyer si një dritë e pashuar. Kjo teqe, e ngritur me sakrifica prej besimtarëve bektashianë në vitin 1954, mundi të funksionojë falë vullnetit dhe erudicionit të shenjtorit baba Rexhebit por edhe ndihmës institucionale të SHBA, ku vlerat e demokracisë nënkuptonin ruajtjen dhe transmetimin e vlerave morale dhe fetarë të popujve.
Përgatitja dhe ceremonia e hapjes
…Me ndryshimin e sistemit totalitar në Shqipëri në vitin 1990, dhe fillimin e proceseve demokratike, që sollën një erë të re edhe për besimet fetare në vendin tonë, më 22 mars të vitit 1991, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, mbas një ndërprerje të gjatë, u konfirmua rifillimi i vijimësisë së veprimtarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. …Më30 nëntor 1990, Ibrahim Hasnaj bashkë me Reshat Bardhin, pas një konsultimi mbi një promemorie, vendosën për formimin e Komisionit nismëtar për rihapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane: Ibrahim Hasanaj ishte kryetar dhe anëtarë ishin: Musa Mara, Hysen Brahimaj, Hajdar Hida, Skënder Gazheli, Refat Haxhiu, Hasan Fejzo, Elif Fejzo dhe Vera Qosja. Ky komision bëri mbledhjen e parë më 27 janar 1991 në shtëpinë e Skënder Gazheli. Në këtë takim erdhën baba Reshat Bardhi dhe baba Selim Kaliçani. Ibrahim Hasnaj u caktua kryetar i Komisionit dhe sekretarë, Musa Mara, Hysen Brahimaj e Skënder Gazheli. Që nga hapat e parë me idenë dhe ngritjen e komisionit, deri në ceremoninë e rihapjes së bektashizmit, i pranishëm dhe aktiv ka qenë Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryedhyshi Bektashian i sotëm.U vendos të bëhet një kërkesë autoriteteve shtetëror për lirimin sa më parë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që përdorej si azil i pleqve të Tiranës. Përgatitjet me një pjesëmarrje të gjerë nga Tirana, Kruja, Elbasani, Durrësi etj, çuan në evenimentin historik të 22 mars 1991. I ishte dërguar fteë dhe Nënë Terezës, me tekstin: “Kemi nderin e madh t`ju vëmë në dijeni se ditën e premte, më datën 22.03.1991, në orën 10 para dite, zhvillojmë ceremoninë e Shenjtë të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Pjesëmarrja Juaj do të ishte nder i madh për ne. Komisioni nismëtar për rihapjen e teqeve bektashiane.” Në këtëceremoni, baba Reshat Bardhi, baba Barjam Mahmutaj, baba Selim Kaliçani e klerikë të tjerë, u veshën me uniformën bektashiane. Ceremoninë e hapi Musa Mara (myhib i Dede Ahmetit), i cili ndër të tjera tha: “Të dashur vëllezër e motra, të nderuar miq të të gjitha besimeve fetare…Sot mbërrini sahati i hairit për rihapjen e Kryegjyshatës, ceremoni të cilës po e zhvillojmë këtu jashtë, pranë portës së teqesë”. Pas tij, foli i moshuari Ibrahim Hasnaj (dervish nderi). Ceremonia vazhdoi me Lutje Zotit nga baba Reshat Bardhi, baba Barjam Mahmutaj e baba Selim Kaliçani. Krejt e veçantë qe pjesëmarrja në rihapjen e Selisë së Shenjtë Bektashiane e Nënë Terezës, pjesëmarrëse në këtë eveniment, e cila ndër të tjera pohoi: “Jam shumë e gëzuar që sot ndodhem pranë jush në këtë Qendër Fetare, ku humanizmi zë vendin e parë.Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit!”. Fisnikja Nënë Tereza, teksa mësoi se në objektin që do ishte Selia Botërore Bektashiane kishte ende disa të moshuar, mori përsipër strehimine trajtimin e tyre në një vend tjetër…
Ringritja e bektashizmit dhe objektet e kultit
Pas kësaj dite, baba Reshat Bardhi me klerikët e tjerë, filluan punën e riorganizimit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe rihapja e teqeve në gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin, duke marrë vetë pjesë në çdo ceremoni të rihapjes në Krujë, Elbasan, Korçë, Ersekë, Frashër, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Skrapar, Mallakastër e në gjithë Shqipërinë.
Pas Konferencës së Parë të Bektashinjve të Shqipërisë, më 21 qershor 1992, më 19 korrik të vitit 1993, u mbajt Kongresi i VI bektashian me pjesëmarrje të delegatëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Turqisë. Në ‘të, përshëndetja dhe baba Rexhepi i teqesë sëDetroidit Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi, ngriti në shkallë të lartë organizimin dhe drejtimin institucional të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane duke i dhënë përparësi forcimin e mëtejshëm të bektashizmit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan dhe gjithë botën. Ai mbrojti me konsekuencë të drejtat e lirisë dhe pavarësisë së Kosovën në arenën ndërkombëtare
Kryegjyshi Dede Edmong Brahimaj, vazhdues i rrugës së Dede Reshatit
Pas ndarjes nga kjo jetë e Dede Reshat Bardhit, misioni fetar e atdhetar për drejtimin e bektashizmit botëror, drejtohet nga Kryegjyshi Botëror Bektashian actual, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. …Dede Reshati e mbante pranë baba Mondin dhe e kishte zëvendësin e tij, i ngarkonte çdo detyrë të rëndësishme për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane deri sa kaloi nga jeta në prill të vitit 2011. Këshilli i Lartë Gjyshnor dhe Këshilli i Përgjithshëm, zgjodhën Kryegjysh të Bektashinjve, më 11 qershor të vitit 2011, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në periudhën 10-vjeçare të udhëheqjes së tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përveç nismave në vazhdim të traditave më të vyera bektashiane, krahas konsolidimit të institucioneve dhe përhapjen e këtij besimi të paqtë, po luan një rol të rëndësishëm dhe për njohjen dhe rigjallërimin e këtij besimi në vende të ndryshme të botës, ku jetojnë miliona besimtarë bektashinj. Dede Edmondi, është pritur nga personalitete të lartë fetarë dhe shtetërorë në SHBA, Francë, Turqi, Belgjikë, Zvicër, Irak, Itali, etj dhe gëzon përkrahjen e komuniteteve bektashiane të kudondodhur në botë. Gjatë kësaj periudhe Kryegjyshi me vizion të qartë mundi të realizoj përfundimin e Odeonit shumë funksional të filluar nga Dede Reshati me ngritjen e Muzeut Bektashian, arkivin, bibliotekën bashkëkohore, të cilat janë vlerësuar nga personalitete të lartë shtetërorë, të kulturës dhe artit, vendas dhe të huaj. Për ‘ta e besimtarët. Regjistrimi i familjeve bektashiane, nën inicimin e përkujdesjen e Dede Edmond Brahimajt, proces në vazhdim, për identitetin e bektashizmit në Shqipëri dhe në botë, është një angazhim me vlera të mëdha. Kryegjyshi Edmond Brahimaj ka meritën se bëri të mundur realizimin e amanetit të Dede Reshat Bardhit, përfundimin dhe përurimin madhështor, më 7 shtator të vitit 2015, të Foltores Bektashiane në Selinë e Shenjtë në Tiranë. Në aktivitetin e dendur diplomatik të Dede Edmond Brahimajt mund të veçojmë ndër të tjera, takimin me Papa Françeskun, më 10 maj, 2016 në Vatikan; takimin me Patriarkun Ekumenik të Stambollit, Bartolomeu i Parë të Turqisë, në shtator 2016 etj… Gjurmë la pjesëmarrja e tij me klerikët e tjerë shqiptarë, në ‘marshimin e solidaritetit’ në Parisë në janar 1915, pas tragjedisë nëzyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Parisqë befasoi, gjithë popujt e botës.
Dede Edmond Brahimaj, si klerik e intelektual, për aktivitetin fetar e atdhetar, kontributin në forcimin e bashkëjetesës fetare e dashurisë njerëzore, është vlerësuar me dhjetëra dekorata e medalje zyrtare nga personalitete të larta shtetërorë të vendit e të huaja.
Përgatiti faqet:
Kujtim BORIÇI
SOM
“…Për të arritur tek ceremonia e rihapjes së bektashizmit më 22 mars 1991, që nga 30 nëntori 1990, punuan për ngritjen e Komisionit nismëtar për rihapjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Komisioni u caktua më 27 janar 1991. Ibrahim Hasanaj ishte kryetar dhem anëtarë : Musa Mara, Hysen Brahimaj, Hajdar Hida, Skënder Gazheli, Refat Haxhiu, Hasan Fejzo, Elif Fejzo e Vera QosjaQë nga hapat e parë me idenë dhe ngritjen e komisionit, deri në ceremoninë e rihapjes së bektashizmit, i pranishëm dhe aktiv ka qenë Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryedhyshi Bektashian i sotëm.”