PËRKUJTOHET SOT THEMELIMI I TEQESË SË TURANIT, TEPELENË

Sot, në teqenë e lashtë të Turanit, nëpërmjet një aktiviteti, përkujtohet themelimi i saj.
Kjo teqe ndodhet në perëndim të fshatit Turan, Njësia Administrative Tepelenë, Bashkia e Tepelenës. Ajo është themeluar, herët ndoshta në shek. XVI, në kohën e Demir Hanit. Të dhëna gojore kanë transmetuar brezave se Demir Hani ka jetuar edhe në Turan dhe kishte mekamin e Alajve. Teqeja funksiononte rreth viteve 1900 nën drejtimin e baba Ali Turanit, i cili e shtoi teqenë me prona dhe bëri ujësjellsin me tuba qeranike nga Rrëza e Majës, deri në teqe. Ajo mori emrin e baba Ahmed Turhani, i cili lozi një rol të rëndësishmë në përhapjen e bektashizmit dhe ndikoi fuqishëm në gjithë Shqipërinë e Jugut. Në vitin 1909, ai ishte anëtar aktiv i Klubit të Tepelenës. Në periudhën e rilindjes kombëtare, dhe më vonë, kjo teqe, me rolin e saj, si në çështjen e forcimit të besimit bektashiam, ashtu dhe për atdhedashurinë e dijen. Në Haxhi Bektash-Turqi, baba Ahmedi mori gradën “Gjysh” në vitin 1911. Më 1914, teqeja u dogj nga andartët grekë dhe baba Ahmedi, me 30 dervish shkoi muhaxhir në Vlorë. Në vitin 1919, në këtë teqe, ka shërbyer edhe dervish Sejdin Canaj. Ai ndihmoi në mënyrë aktive në luftën e Vlorës më 1920. Po në këtë periudhë, ringriti teqen me ndihmën e bshkëkombasve shqiptarëve të Amerikës. Ai ishte gjithashtu, organizator i vullnetarëve për në Luftën e Vlorës. Në vitin 1921, u krijua “Lidhja Bektashiane” nën drejtimin e Avni Rustemit, i cili, në prill të vitit 1921, ishte delegat i saj në Federatën ‘Atdheu’ në Vlorë,. Baba Ahmeti ishte inisiatori për organizimin e Kongresin të parë bektashian në Prishtë të Skraparit (14-17 janar të vitit 1921) dhe u zgjodh kryetar i Këshillit Atnor. Historikisht, kjo ka qenë një teqe e pasur ekonomikisht. Teqeja ka ndihmuar gjithashtu, luftën antifashiste. Teqeja është plaçkitur nga gjermanët në qershorin e vitit 1944. Klerikët që kanë drejtuar teqenë në vite, janë: baba Ali Turani, baba Avdyl Turani, baba Rexhep Salaria, baba Hysni Turhani, dervish Sejdin Canaj, baba Refat Kuta, (1920), dervish Luto Memaliaj (1927), baba Hysniu dhe dervish Demir Shahinaj (viti 1935), baba Dule (1939-1950). Në vitin 1940, kanë shërbyer klerikët: baba Dule Memaj, dervish Bilal Mazini, dervish Haxhi Osman. Më pas, këtu kanë shërbyer dervish Bilal Turani, dervish Ahmet Memaliaj dhe në vitin 1945, baba Samiu. Ndërsa më tej, në vitin 1950, baba Dule Turhani, dervish Bilal Turhani, dervish Ahmet Memaliaj. Baba Bilal Beqiraj shërbeu në Turan deri në vitin 1963. Më pas e drejtoi baba Bajram Rrapaj, i cili kishte në administrim teqen e Bënçës, e cila u dëmtua nga tërmeti i vitit 1963. Kurse në vitin 1967, kjo teqe u drejtua nga baba Bajram Rrapaj dhe baba Ahmet Goxhaj.
Me ndalimin e fesë nga shteti monist ajo u mbyll në vitin 1967. U rihap më 1996. Rindërtimi i plotë i saj u bë nën drejtimin e dervish Mikel Onjea, i cili erdhi në këtë teqe në vitin 2014 e vazhdon dhe sot.