PËRKUJTOHET TRE VJETORI I NDARJES NGA JETA, I BABA MUMIN LAMA

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ditën e shtunë, 27 janar 2024, përkujtoi në Gjyshatën e Gjakovës, Kosovë, 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të baba Mumin Lamajt.
Në këtë aktivitet që zhvillohej nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me mbështetjen e gjyshatës vendase, merrnin pjesë dhe dervish Abdulmutalibi i Tetovës, dervish Raufi i Gjakovës, klerikë të tjerë bektashianë e të besimeve të tjerë fetarë, si dhe besimtarë të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe nga hapësira të tjera ku banojnë e jetojnë shqiptarë.
Ritet e kësaj përkujtimorje, i drejtoi Kryegjyshi Botëror, Dede Edmond Brahimaj.

* * *

Baba Mumin Lama lindi më 1 qershor të vitit 1949 në Gjakovë, nga një familje e njohur e besimit bektashiane. Në vitin 1987, ai pranohet myhib i baba Tajarit. Meqë shfaqi vlera të larta morale, kombëtare e fetare, në vitin 1993, babai Tajari, e gradoi Mumin Lamën ‘Dervish’. Pas kalimit nga jeta i baba Tajarit më 1994, anëtarët e Teqesë së Gjakovës, vendosën që prijësi i zgjedhur të jetë dervish Mumin Lama. Në vitin 1996, bazuar në rregullat e Tarikatit Bektashian, Baba Mumin Lama u emërua postnishin i teqesë së Gjakovës nga Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede baba Reshat Bardhi. Baba Mumini, u vu në krye të teqesë së Gjakovës, në kohëra të vështira për Kosovën. Dekada e 90-të e shekullit të 20-të, u veçua në histori për dhunën e gjithanshme të regjimit serb ndaj popullatës shqiptare; u mbyllën institucionet e shkollat. Por, baba Mumini, duke njohur traditën bektashiane dhe atë të vetë teqesë që drejtonte, u angazhua që këtë tempull fetar ta kthejë në qendër për manifestime fetare-kulturore-artistike e historike, e njëkohësisht e dha teqenë për shkollë, për maturantët e gjimnazit të Gjakovës.

Përgatiti:
XH. ÇULLHAJ