PRESIDENTI I KONFERENCËS IPESHKVNORE, IMZOT GJERGJ META TAKIM KORTEZIE ME KRERËT E KOMUNITETEVE FETARE

Pas zgjedhjes si President i Konferencës Ipeshkvnore, Sh.T. Imzot Gjergj Meta zhvilloi disa takime kortezie tek krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë. 
Në këtë rast ai takoi Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryetarin e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Ergest Biti.
Po ashtu ai u takua edhe me sekretarin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë z. Genti Kruja. Një vizitë kortezie zhvilloi edhe me Kryetarin e Komitetit të Kulteve z. Klodian Bulku.