Reagimi i Kryegjyshit Botëror, Hirësia e Tij H. Dede Edmond Brahimaj për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha

Besimtarë të Islamit,
Ashtu sikundër të gjithë na ka tronditur ngjarja e ndodhur në Xhaminë Dine Hoxha, e dënojmë këtë akt të turpshëm, që cënon dhe fyen rëndësinë e objekteve të kultit të vëllezërve tanë myslimanë.
Ramazani, ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.
Uroj e shpresoj që drejtësia të vihet në vend për keqbërësin e shërim të shpejtë për besimtarët e devotshëm.
Zoti i Lartë na qoftë ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira!

Amin!


Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve

Hirësia e Tij

Haxhi Dede Edmond Brahimaj