Tyrbja e Goçes , një vend i shejtë që u njoh në kohra dhe shërbeu si një vend lutje për të gjithë njerëzit e Gorës, Oparit, Vithkuqit, Maliqit, Korçës, Gramshit e Elbasanit e më gjerë krahinës për rreth.
E njohur për rolin e mekimit të vlerave të Zotit për të gjithë banorët e këtyre anëve por rolin dhe të vlerat historike që mbart Tyrbja jo vetëm i rezistoi pushtimeve të ndryshme mbijetoi kohërave por ishte për të gjithë njerëzit mburojë dhe rojë shpirterore e tyre.
”Miresevini në këtë ditë të shenjtë këtu në Maliq në Tyrbën e Goçës. Në këtë Tyrbe që ka qenë roja e kësaj zone, ka qenë mbrojtëse e kësaj zone. Ku njerëzit kanë marrë energji pozitive, I janë lutur Zotit për mirësi, për dashuri. Kjo Tyrbe dhe ata që e kanë riparuar këtë, zoti jua bëftë dritë”, tha Kryegjyshi Boteror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
Një komunitet që shkojnë shumë bukur me njëri-tjetrin dhe patjetër kjo shtëpi e Zotit këtu kjo Tyrbe e Goçës këtu është një gjë shumë pozitive, qe do të vizitohet dhe do të këtë më shumë kalimtarë, më shumë besimtarë, do të vizitohet nga më shumë turistë”, tha Kryetari i Bashkisë Maliq, z. Gëzim Topçiu.
Tyrbja u rindërtua nga Gjyshata Bektashiane Korçë, Bashkia Maliq si dhe nga kontributet e besimtarëve.
”Bëmë ç’është e mundur me këto pak investime këtu me ndihmën e Bashkisë të popullit këndej ndjehemi të lumtur për këtë vend të begatë”, – tha Sekretari i Gjyshatës Bektashiane Korçë, z.Nuri Muçollari.
Kjo Tyrbe tashmë e hijeshuar, rindërtuar dhe zgjeruar me ambjente dhe infrastukturën e duhur do të jetë një vend lutje si atëherë dhe sot për të gjithë njerëzit e banorët e këtyre anëve , si dhe një pikë ndalimi dhe për të gjithë udhëtarët që do kalojnë pranë saj .