Ka nisur sot pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashianë në malin e shenjtë të Tomorrit. Për 5 ditë me radhë ndjekësit e kësaj feje do të mblidhen pranë Tyrbes së Abaz Aliut për të marrë pjesë në ritet tradicionale të kësaj feste të shenjtë.
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit, i cili karakterizohet me kurbanet e kafshëve, kësaj radhe do të jetë ndryshe për besimtarët për shkak të masave të forta të sigurisë që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.