(1876 -1941)
Në postin e lartë (1913-1941)
Lindi më 1876 në fshatin Starje të Kolonjës. Në moshë të re, me familjen e tij, emigroi në Turqi ku përfundoi studimet në gjimanz. Në moshën 20 vjeçare, filloi studimet fetare në teqenë e Haxhi Bektash Veliut. Në vitin 1897 u pranua myhib dhe u vesh dervish prej Kryegjyshit Haxhi Fejzi Dedej (shqiptar) dhe më 1899 u bë myxhyret. Në postin e lartë të Kryegjyshit u zgjodh në vitin 1913 në Haxhi Bektash. Me përkushtim, arriti cilësi të larta morale. Shumë shpejt u bë i njohur në rrethet klerikale të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Iranit, Irakut, Greqisë, Rumanisë Bullgarisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Shqipërisë etj. Misioni i ngarkuar i dha një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.