Sot, më 11 qershor bektashinjtë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo në botë, festojnë dhe urojnë klerikun Dede Edmond Brahimaj për zgjedhjen 13 vjet më parë si Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.
Me këtë rast Selia e Shenjtë nga ora 10.00 deri në 20.00 pret vizita , urime dhe takime në Kryegjyshatë.
Në këtë ditë të veçantë dhe të shenjtë për të gjithë besimtarët Shoqata “Labëria” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”, në emër të të gjithë anëtarëve të saj, urojnë nga zemra Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e tij, Dede Baba Edmond Brahimaj, që të ketë edhe 100 vite të tjera jetë e shëndet në shërbim të misionit të tij, si përçues dhe mbrojtës i vlerave të Bektashizmit.
Kryetari i SH.A.K. “Labëria” Kryetari i SH.A.K. “Tomorri”
Agim Çiraku Engjëll Musai