Sot, më 12 tetor 2020, përkujtohet 150 vjetori i themelimit të teqesë bektashiane të Bënçës në Tepelenë, një objekt i rëndësishëm i besimit bektashian dhe një qendër e njohur atdhetarie. Ky objekt kulti, që mendohet të jetë ngritur fillimisht në vitin 1870, ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Tepelenës dhe ndodhet në kufijtë administrativ të Bshkisë Tepelenë. Kjoteqe, me një histori të lashtë, ka gjetur pasqyrim dhe në arkivat e huaja, ku përmendim F.W. dhe M. Hasluk, baba Rexhepit etj… Kjo qendër varej nga Gjyshata e Gjirokastrës dhe ka një aktivitet të njohur në Rilindjen Kombëtare dhe në të gjitha periudhat në vazhdim të historisë shqiptare, përfshi dhe Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare 1939-1944. Klerikët që kanë drejtuar këtë teqe në vite janë, baba Bajrami (1939- 1944), baba Muhamet Rapaj 1939- 1963 etj. Ajo u mbyll në vitin 1967 me ndalimin e fesë me ligj nga shteti monist. U ringrit një tyrbe në fshatin Bënçë dhe u përurua pra tre vitesh, ku mori pjesë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Përveçse një objekt i rëndësishëm kulti, kjo teqe është dhe një vend i bukur turistik. Ajo ndodhet majë shkëmbit, në një peizazh shumë të bukur, fare pranë dhe Ujësjellësit të Bënçës. Kjo teqe është një
atraksion turistik për shkak të pamjes spektakolare që sheh nga Lumi i Vjosës.
(N. Çuni)