Sot, mbushen 93 vite nga ardhja në teqenë e Turanit, Korçë-Shqipëri, e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Sali Niazi Dede. Kjo ardhje, pasoi zbatimin e vendimit të Kongresi i tretë bektashian, mbajtur më 26 shtator të vitit 1929, në teqenë e Turanit, dhe vendosjen e Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri.
Kjo datë e rëndësishme, përkujtohet sot, në Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë, në gjithë gjyshatat bektrashiane në Shqipëri e jasht saj, si dhe komunitetet bektashiane që jetojnë e punojnë në gjithë botën. “…Ardhja e Kryegjyshit Botëror Bektashian Sali Niazi Dede nga Turqia në Shqipëri më 28 janar 1930, është dhe do të mbetet një ngarje e rëndësishme për bektashinjtë dhe bektashizmin. Kjo ardhje zyrtare e Tij, si pasojë e përpjekjeve pa kompromis të klerikëve bektashinj në Turqi e gjithë botën, për shkak tç vendimit tç Parlamentit tç Turqisç, nç dhjetor tç vitit 1925, pçr mbylljen e Qendrçs Botçrore Bektashiane nç Turqi.
Në këtë etapë të rëndësishme dhe tejet të vështirë, sidomos në transferimin e Selisë e vazhdimin e misionit tonë, ka spikatur dukshëm roli dhe kontributi i Sali Niazi Dedei. Në vazhdim, kjo përpjekje, u materializua me kontributin e pasuesve të këtij kleriku të njohur dhe qindra e mijëra klerikëve të tjerë bektashian, që drejtuan Selinë e Shenjtë dhe objektet bektashiane të shtrira në gjithë botën. Sa më tepër kalojnë vitet e dekadat, ky rok e kontribut i Sali Niazi Dedeit, mbetet i shenjtë, madhështor e ndriçuues në misionin tonë në udhën e shenjtë të Haxhi Bektash Veliut…”-pohon ndër të tjera, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Sali Niazi Dede, erdhi në Shqipëri me ide të qartë për rritjen e besimit bektashian. Kjo sfidë do të kalonte vetëm e vetëm përmes mësimeve të Haxhi Bektash Veliut. Ai sapo vuri këmbën në tokën shqiptare, kleriku i shquar bektashian, provoi përveç frymës tradicionale të besimit bektashian edhe atë të besimtarëve të thjeshtë.
…Në janar të vitit 1930 u nis me vaporin “Ekspres” nga Stambolli në Pire-Greqi në një udhëtim, rreth 22 orë. Më pas për në Sarandë, udhëtim 24 orë, mbrriti në skelën e Sarandës, ku u prit nga një komision i posaçëm prej 17 bektashinj të shquar klerik dhe laik. Si delegatë të Korçës ishin, baba Ramadan Qatromi, baba Zylfo Melçani, zoti Et`hem Osmani e Ali Koprëncka, që të dy deputet në atë kohë. Ishin gjithashtu: Kamber Babai i teqesë së Prishtës; Sulejman Babai i teqesë Shtufit; dervish Rexhebi; dervish i Selim Babait, të Gjirokastrës; Hysni Baba i teqesë Turanit-Tepelenë; Hasan Baba i teqesë Memaliaj; Xhafer Baba i teqesë Përmetit; Seit Baba i teqesë Leskovik; Ali Baba i teqesë Kulmakut-Skrapar; dervishi i Mustafa Babajt i teqesë së Frashërit; si dhe shumë myhib dhe ashikë të tjerë. Prej Sarandës në Gjirokastër, pasi pinë një kafe në teqenë e Selim Babit, së bashku, duke ardhur në teqenë e Sulejmanit të Shtufit, qëndruan një natë mysafirë. Me mall dhe respekt të pritjes në këto teqe, Sali Niazi Dede i shoqëruar nga klerikët e nderuar të kohës, vazhduan udhëtimin interesant në teqenë e Turanit Tepelenë, Sukë, Këlcyrë, baba Xhaferit Përmet. Ndçrsa në Leskovik e pritën Sabri Qyteza, Teufik Lamçe e Teufik Orgocka dhe delegatët e Kolonjës baba Hajdari, varf Myhtar, Sali Butka dhe të tjerë. Në hyrje të Ersekës pritën Shenjtërinë e Tij Nënprefekti, Kryetari i Bashkisë, Zv. Mitropoliti, nënpunësi i Finacave, Gjyqtari Paqëtues, Komandati i Gjindarmërisë, doktori i Bashkisë, avokatët dhe parësia e vendit, bektashinj dhe orthodoksë. Në emër të popullit të Kolonjës, vendin e lindjes të Kryegjyshit, Shënjtëri e Tij, u përshëndet me një fjalim etusiast nga avokati z. Selami Libohova. Pastaj në emër të Kryegjyshit, u përgjigj duke falenderuar Atë Ali Tomorri. Në Qafën e Qarrit, kishin dalë për të pritur Kryegjyshin, 200 persona. Grupi që e shoqëronte, pasi hypi në makina të vendosura në autokolonë, u drejtuan për në qytetin e Korçës, ku në mbasditen arritën në teqenë e Turanit.
Gazeta e Korçës më 1 shkurt 1930, pardje ditën e mërkurë (28 janar) në atë datë historike për bektashinjtë e Shqipërisë do të shkruante: “…Kryegjyshi deklaroi se është tepër i mallgjyer nga pritja e jashtëzakonshme e përzemërt e popullit dhe autorizoi t`i tranmetojnë bekimet e tij jo vetëm besnikëve bektashinj por gjithë popullit të Shqipërisë së lirë.”
Përgatiti:
Nuri ÇUNI