SOT, DITË PELEGRINAZHI NË TEQENË E BUBËSIT TË PARË

Ditën e sotme, 1 korrik 2023, zhvillohet pelegrinazhi tradicional bektashian, në teqenë e Bubësit të ri, Këlcyrë. Teqeja e Bubësit të parë, ndodhet në lagjen Memadinaj, të Bubësit të parë, Njësia Administrative Ballaban, Bashkia e Këlcyrës. Themeluesi i teqesë, në vitin 1826, është baba Dalipi. Ai erdhi nga Meçova e Greqisë, ku iu shkatërrua teqeja nga misonarët e Sulltan Mahmudit të II. Ai ndihmoi në fshat dhe zonë për pajtimin, zgjidhjen e grindjeve dhe mërive. Teqenë e pasuroi me prona dhe bagëti. Pas vdekjes së baba Dalipit në vitin 1895, teqenë e drejtoi baba Jemini, i cili veshi dervish, nga fisi i tij, dervish Qazimin. Klerikët e bënë këtë teqe, një vend pritje dhe përcjellje për çdo udhëtar dhe të varfër, duke dhënë mirësinë e dashurinë, vëllazërimin, predikimin e bektashizmit. Edhe mbas vitit 1918, kur ndërroi jetë dervish Qazimi, të afërmit e tij, e drejtuan teqenë, deri në vitin 1967. Pas vitit 1990, fisi Memadinaj, me ndihmën financiare të Vasil Macukës nga Gjirokastra dhe Entela Memajdini me banim në SHBA, më 2008, nën përkujdesjen e Nuredin Memadinaj, ringritën tyrben e baba Dalipit dhe të baba Jeminit. Këtu, në çdo korrik, organizohet pelegrinazhi i përvitshëm. Teqeja ishte dy katesh, kishte mejdanin, ashefin me dhomat e nevojshme, pusin, hauret e bagëtive me mjedis të këndshme pemë frutore dhe livadhe. Tyrbja pranë saj e ri ngritur në formë simetrike tip kupolë me ballkon hyrës. Është ndërtuar me mur guri të skalitur me rreshta të rregullt dhe simbolin e taxhit bektashian.

Përgatiti:
Xhorxhin ÇULLHAJ