Sot, ditë zie dhe solidariteti me të prekurit nga tërmeti

Në kuadër të solidarizimit dhe mbështetjes së familjeve të dëmtuara nga tërmeti, ditën e sotme, nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në qendrën humanitare pranë Bashkisë Tiranë, u dorëzuan një sasi ndihmash ushqimore. Ndihma përfshin një sasi mishi, miell, vaj, sheqer, makarona, oriz e detergjente.
Në orët dhe ditët në vazhdim, Selia e Shenjtë Bektashiane do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për ta përballuar sa më efektivisht këtë situatë.
Zoti i Lartë të na japë forcë, vullnet e solidaritet për vëllezërit e motrat tona në vështirësi.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!
Amin!”

Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij,
Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Tiranë, 27 nëntor 2019