Pasi e falenderoi për vizitën e tijë të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e veçantë që populli Shqiptar ushqen për Popullin Hebre, farkëtuar gjatë luftes së dytë Botërore, kur Shqiptarët i hapen dyert popullit të përndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman dhe i mbrojën ata, dhe me jetën e tyre.
Nga ana e tij Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gandier, duke shprehur mirënjohje për popullin tonë, tha se kjo miqësi do të vazhdojë, se të dy popujt tanë që vuajten prej fashizmit, sot inspirojnë në Bashkimin Europjan.
Lideri Botëror, Dede Edmond Brahimaj e njohu Ambasadorin Niah Gal Gandier me situatën e pandemisë, punën që po bëhet nga Shteti Shqiptar për parandalimin dhe përhapjen e saj dhe ndihmën që disa vende kanë ofruruar .
Duke u gjendur dhe u perballur me këtë situatë, Kryegjyshi tha se ndihma e disa vendeve dhe në veçanti e Shtetit mik te Izraelit, mund të kontribojë në ndalimin dhe përhapjen sa me shpejt të kësaj pandemie.
Kryegjyshi Botëror, bashkëbisedoi me shkëlqesinë e tij z.Noah Gal Gandier, Ambasador i Izraelit në Shqipëri lidhur me disa projekte me karakter ekonomik, kulturor e social që janë të realizueshme dhe me asetet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, që ndihmojnë më tej, për zhvillimin ekonomik kulturor të dy vendeve, besimeve të përbashkëta
Së shpejti, vizita dhe takimi i Kryegjyshit Botëror në Izrael me Rabinin, do të forcojë edhe më shumë lidhjet e miqësisë midis dy popujve, në integrimin me shpejt të dy vendeve, në Bashkimin Europjan.