Selim Ruhi Babai është një nga klerikët dijetarë të Tarikatit Baktashi të shek.XIX
Mbasi kreu studimet fillore në Elbasan, u fut në medresen (kolegj fetar) për të vazhduar studimet, ku dhe i përfundoi me sukses në moshën 16 vjeçare. Më 1885 erdhi në Gjirokastër me të atin e tij, te Baba Aliu dhe mori dorë.
Pastaj vazhdoi studimet për dy vjet të tjera në kursin e posaçëm të kolegjit të Gjirokastrës dhe u pajis mir me kulturë duke zotëruar tre gjuhë fetare klasike, arabishten, turqishten dhe persishten.
Mori dekretin kulturor (ixhazetnamenë) nga dhe nuk u nda më prej tij deri më 1888.
Pas 3 vitesh 1891 u dorëzua dervish ( u vesh dervish) nga Baba Aliu në teqen e Zallit.
Studimet i vazhdonte gjithnjë duke sjellë gjithmonë libra te rinj nga Stambolli të cilët i lexonte dhe i studionte, nuk kishte mbetur libër dhe nuk kishte mbetur koment që nuk e kishte parë. Jo vetëm me subjekt fetar por edhe me lëndë të tjera si histori, gjeografi, letersi, libra shkencor, filozofi e lëndë të tjera të këtij lloji dhe ishte përgatitur kështu në çdo fushë, sa mund të konsiderohej më i kulturuari nga të gjithë klerikët e kohës së tij.
Këtë nuk e themi vetëm ne por e çmonin tè gjithë ata që e vizitonin.
Baba Selimi kishte natyrë shumë të butë dhe ishte shumë i urtë dhe i ëmbël. Kishte një pamje të bukur shumë. Ta kishte ënda ta shikoje, i bardhë dhe i kuq.
Kur ndërroi jetë baba Aliu, me 1907, sipas dekretimit dhe porosisë së tij, Baba Selimi mori postin e caktuar për të. Baba Selimi zuri postin e tij dhe e kreu detyrën me dinjitet dhe zotësi të jashtëzakonshme për 37 vjet me radhë, si dhe Baba Aliu vetë. Këtë e shpjegon edhe kënga e popullit me rastin që ndërroi jetë Baba Aliu:
Të enjten mbrëma, e xhuma u gdhi, Dervishët i mblodhi u bëri porosi :
“Pa dëgjoni çuna unë jam jollxhi”. Dervishet i thanë: “vemi ne për ty “. “Jo, mor çuna, jo. Njëja s’bëhet dy;
Por në këmbën time Baba Selimi,
Ai është unë, unë jam ai!…”
Kjo ishte një grimcë e vogël nga jeta e një kleriku të madh si Selim Ruhi Babai në përkujtim te 79 vjetorit të kalimit në botën e amëshueme.