Si nxënësi i Dede Reshatit, Kryegjyshi Edmond Brahimaj, jo vetëm përmbushi realizimin e këtyre projekteve, ndërtimin e odeonit në Selinë e Shenjtë, teqeve e tyrbeve në mbarë vendin e më gjerë, por shënoi dhe një sërë arritjesh të tjera në përhapjen e besimit bektashian, shtimin e radhëve të besimtarëve, dhënien e mesazheve të unitetit, bashkëjetesës fetare, paqes e mirësisë. Sot, në këtë ditë, Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pret urime në Selinë e Shenjtë, nga besimtarë të shumtë, personalitete etj…”
Nuri ÇUNI
Sot mbushen plot nëntë vjet nga dita kur kleriku Dede Edmond Brahimaj, zgjidhet në detyrën më të lartë të tarikatit bektashian, në atë të Kryetarit të Komunitetit Bektashian Botëror. Kjo ditë e rëndësishme shënon pikënisjen e përkushtimit maksimal të Tij për të çuar më tej projektet e nisura nga Dede Reshati. Si nxënësi i Dede Reshatit, Kryegjyshi Edmond Brahimaj, jo vetëm përmbushi realizimin e këtyre projekteve, ndërtimin e odeonit në Selinë e Shenjtë, teqeve e tyrbeve në mbarë vendin e më gjerë, por shënoi dhe një sërë arritjesh të tjera në përhapjen e besimit bektashian, shtimin e radhëve të besimtarëve, dhënien e mesazheve të unitetit, bashkëjetesës fetare, paqes e mirësisë. Sot, në këtë ditë, Kryegjyshi Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, prej urime në Selinë e Shenjtë, nga besimtarë të shumtë, personalitete etj…
Zgjedhja Kryegjysh Botëror i Bektashizmit
Dede Edmond Brahimajt u zgjodh në detyrën e Kryegjyshit Botëror Bektashian pas ndarjes nga jeta të Dede Reshat Bardhit, një nga personalitetet e njohura të Bektashizmit në mbi 800 vite të ekzistencës së tij, që ndër të tjera, ka meritën e veçantë të ringritjes së besimit bektashian dhe objekteve të këtij besimi, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 në Shqipëri. Vendimi që zgjodhi Dede Edmond Brahimajn Kryetar të Komunitetit Bektashian Botëror, mbanë datën 11.06.2011. Ndër të tjera, në këtë vendim thuhet: “Në zbatim të nenit 21 të Statutit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane datë 26.07.2009 të ndryshuar dhe të miratuar me Vendim Gjykate Nr 4760/1 datë 22.12.2009, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me Këshillin Klerikal, i mbledhur sot më datë 11.06.2011 në mjediset e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Vendosi” 1-Zgjedhjen e Haxhi Baba Edmond Brahimaj, në detyrën e Kryetarit të Komunitetit Bektashian Botëror…..”
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka lindur në Tiranë, më 19 maj 1959. Është me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës. Ka kryer arsimin e lartë ushtarak dhe juridik. Më 2 janar 1992, fillon jetën si klerik, me bekimin e udhëheqësit të tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhit dhe Baba Bajram Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Haxhi Bektash Veliut. Më 16 maj 1996 konsakrohet me urdhrin Dervish dhe menjëherë ngarkohet me detyrë në Gjyshatën Bektashiane të Turanit, në Korçë. Më 13 prill të vitit 1997 dekretohet me titullin ‘Baba’. Po në vitin 1997 caktohet Zëvendës i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Më 21.02.2006, emërohet edhe si drejtues i Bektashizmit në Maqedoni, me qendër në Tetovë, duke mbajtur njëkohësisht postin e Zëvendës-Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Më 11.06.2011, me Vendim të Këshillit të Lartë Gjyshëror të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj u zgjodh në postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Haxhi Dede Edmond Brahimaj është një nga klerikët e hierarkisë së lartë Bektashiane që ka dhënë kontribut të veçantë për ringritjen e strukturave dhe të infrastrukturës së Bektashizmit, në Shqipëri dhe në Botë.
Përkushtimi ndaj bektashizmit
Që nga viti 1992 e në vazhdim, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe veprimtari të ndryshme me karakter fetar, human, social, ku edhe ka referuar, duke çuar në to zërin dhe përvojat e bashkësive bektashiane në Botë. Më 1996 referoi në Teheran lidhur me tolerancën bektashiane në trevat e Ballkanit. Më 14 qershor 2003, në Konferencën Ndërkombëtare “Fetë dhe Qytetërimet në Mijëvjeçarin e Ri”, referoi rreth sfidave të Bektashizmit në të ardhmen. Në qershor 2004, si një ndër përfaqësuesit e bashkësive fetare tradicionale shqiptare, vizitoi Shtëpinë e Bardhë në ShBA. Ka shkuar në ShBA nëpërmjet Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës së ShBA-ve në Shqipëri, për njohjen e diversitetit fetar në ShBA. Ka mbajtur marrëdhënie të veçanta me Gjyshatën Bektashiane në Detroit, ShBA, në Teqenë e Baba Rexhepit, qendër e rëndësishme e Bektashizmit, e cila u shndërrua në qendrën kryesore të Bektashizmit gjatë kohës së ndalimit të fesë në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme në këtë Gjyshatë. Mban titullin “Ambasador i Paqes”. Ka marrë pjesë disa herë në festimet e 16 gushtit në Haxhi Bektash të Turqisë, ku ka qenë pritur nga drejtues të lartë të shtetit turk dhe të Institutit “Haxhi Bektash Veliu”, pranë Universitetit të Gazit në Turqi. Ka qenë i pranishëm dhe ka kontribuar me ligjërata e tij në veprimtari të ndryshme në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Ohër, Stamboll, Ankara, Afiyon, Stutgart, Keln etj… Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë shumë falënderime dhe konsiderata të larta prej qeverive të Shqipërisë, Maqedonisë, shoqërisë civile etj. Trupi diplomatik i akredituar në Shkup e ka vlerësuar lart Haxhi Dede Edmond Brahimajn, si një klerik me kontribut të ndjeshëm, veçanërisht në fushat e marrëdhënieve e bashkëjetesës ndërfetare dhe të harmonisë fetare dhe si promovues të vlerave të Shqipërisë si vend model në botë në këto fusha.
Vlerësime
Për kontributin e dhënë për bektashizmin në botë, paqen e harmoninë në Shqipëri e më gjerë, Hirësisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimajt, i janë dhënë shumë mirënjohje zyrtare e organizma shoqëror. Ndër ‘to mund të përmendim: “Ambasador i Paqes” në vitin 2004, “Nderi i Qarkut të Korçës” në vitin 2004, “Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë në qershor 2014, “Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë në qershor 2014, “Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar në gusht 2014, “Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, në maj 2014, “Personalitet i shquar i Labërisë” në shkurt 2015, “Qytetar Nderi” i Qarkut të Fierit në mars 2015, “Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit” në maj 2015, “Qytetar Nderi i Bulqizës”, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” në shator 2015, si dhe në vitin 2019 është nderuar nga Këshilli Bashkiak i Memaliajt me titullin “Qytetar Nderi i Memaliajt”.
Përgatiti K. Boriçi