Sot, të shtunën më 25 shtator 2021, zhvillohet pelegrinazhi tradicional në teqenë (tyrben) e Velabishtit në Berat. Teqeja e Veliabishtit ndodhet në jug të Beratit, fshati Veliabisht, Njësia Administrative Veliabisht, Bashkia e Beratit, rrënojë. Nuk dihet data ekzakte e themelimit të saj, por duhet të jetë e hershme. Mendohet se është themeluar në mesin e shek. XVII. Ajo ishte teqe e madhe dhe e bukur, me të gjitha dhomat e nevojshme karakteristike bektashiane. U bë një qendër e rëndësishme në periudhën osmane. Aty ka shërbyer baba Kamberi, i cili ishte edhe komandant i çetës për liri. Gjatë viteve 1905 – 1912, ai bashkëpunone me çetën e baba Medin Gllavës, të Skraparit në zonën e Shpiragut dhe Tërpanit,. Baba Kamberi ishte në mbrojtje të Kuvendit të Sinjës, korrik të vitit 1912 me çetat e tjera të zonës Beratit, Skraparit dhe Tepelenës. Bashkëpunonte gjithashtu me Babë Dudë Karbunarën, Kristo Luarasi, Iljaz bej Vrioni, Sul bej Resulin, dervish Iljasin etj. Ai njihet në histori dhe si luftëtar kundër rebelëve, më 1914. Teqeja e Veliabishtit, u ringrit në vitin 1923, një teqe e vogël me pak dhoma, me mur guri me rreshta të rregullt. Ndërroi jetë më 1923, dhe u varros në fshatin e tij, Aranitas.
Në këtë teqe, baba Kamberi, ka shërbyer në vitet 1790-1923. Më pas, kanë shërbyer në këtë teqe baba Qazimi, baba Lulo Pelivani (1939-1963). Ka shërbyer më pas edhe dervish Rexhep Veizi nga Qafa e Skraparit. Teqeja u shkatërrua nga shteti monist, në vitin 1967. U rihap në vitin 1999. U ringrit tyrbe e re në vitin 2000 nga gjyshata e Skraparit. Poshtë teqesë, në vitin 2016, nga nipi i tij, Avni Veizi, është bërë një tyrbe e re për dervish Rexhepin.