Ditën e martë, 15 prill 2025, një grup studentësh dhe anëtarësh nga Shoqata Versot e Universitetit Tilburg, Hollandë
zhvilluan një vizitë në ambjentet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane; muzeun e bektashizmit, arkivën, bibliotekën, fototekën dhe ambiente të tjera në Selinë e Shenjtë.
Gjatë kësaj vizite, studentët u pritën edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj ku edhe i shoqëroi të pranishmit duke i njohur më shumë me historinë e Bektashizmit përmes veprave të ruajtura në muze dhe në bibliotekë.
Studentët shprehën interes për kulturën dhe historinë bektashiane duke i drejtuar Kryegjyshit Botëror edhe një sërë pyetjesh lidhur me to.