Ditën e Shënuar të Fiter Bajramit, të mërkurën, 28 qershor 2023, Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë, e vizitoi dhe studiuesja dhe historiania e mirënjohur bullgaro-amerikane, historiania dhe antropologia Maria Nikolaeva Todorova, Universitetin e Illinoisit në SHBA. Ajo u prit dhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i rezervoi dhe një kohë të veçantë bashkëbisedimi e informimi të ndërsjelltë, lidhur me historinë tetëshekullore të bektashizmit, rrugëtimin e tij të vështirë por të suksesshëm në rritje numerike e shtrirje gjeografike në të gjithë kontinentet e banuara. Studjuesja Teodorova, shoqërohej dhe nga kolegia e sajë, Eda Derhemi profesoreshë e sociolinguistikës, gjuhës e komunikimit në departamentin e frëngjishtes dhe italishtes, në Universitetin e Illinoisit në SHBA, si dhe të ngarkuar nga Akademia e Shkencës së Republikës së Shqipërisë. Ndër të tjera, interesi i studiues së njohur tek mirëpritësit, ishte njohja me bektashizmin, traditën e festimit të ditës së shënuar të Kurban Bajramit dhe probleme të tjera të këtij besimi të paqtë, i cili, siç u tha nga vetë ajo, zë një vend të rëndësishëm në hulumtimet e saj. Pas urimeve të ndërsjellta për Kurban Bajramin e bisedës së gjatë me Kryegjyshin Botëror Bektashian (që shoqërohej nga Nuri Çuni, Sekretar i Përgjithshëm e specialistë të institucionit), miqtë vizituan dhe muzeun, bibliotekën, arkivin, galerinë e artit e mjedise të tjera të Odeonit të Selisë së Shenjtë Bektashiane.
Studjuesja Teodorova, u njoh me shumë detaje e dokumente, të cilat tha që do të jenë në të ardhmen pjesë interesante e studimeve të saj. Mikpritësit dhe mysafirja, gjatë dhe në përfundim të kësaj vizite interesante, bënë njëkohësisht dhe shumë foto.
…Maria Nikolaeva Todorova, është studiuese e mirënjohur bullgaro-amerikane, historiane dhe antropologe mbajti ligjëratë akademike në Akademinë e Shkencave. Todorova është vajza e Nikolaj Todorov, që në vitet 1980 ka drejtuar Akademinë e Shkencave të Bullgarisë, dhe më pas ka qenë edhe Kryetar i Parlamentit të vendit dhe president i Bullgarisë.
Emri i saj renditet krahas mendimtarëve bashkëkohorë më të shquar të botës, të gjeopolitikës dhe raporteve mes qytetërimeve, si Samuel Huntington dhe Edëard Said, me një individualitet të spikatur në rrjedhat më të avancuara të shkencës. Maria Todorova është autore e mbi 15 studimeve monografike kushtuar identiteteve në Ballkan, antropologjisë së religjioneve, proceseve të europeizimit të gadishullit tonë problematik, raporteve ndëretnike në këtë kënd të shmangur të Europës, empative dhe simpative të tyre, perceptimit të njëri-tjetrit në kohë paqeje e konfliktesh, etj. Vitet e fundme Maria Todorova i ka kushtuar vëmendje të veçantë historisë së ideologjive të majta në Ballkan e në Europën Perëndimore.
Një ditë më parë, Teodorova, ishte e ftuar në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku në prezencë të akademikëve, studiuesve të njohur shqiptar e nga vende të tjera dhe, mbajti ligjëratën “Balkan studies: history, debates and the places of Albania: Studimet ballkanike: historia, debatet dhe vendi i Shqipërisë”.
Përgatiti: Sheldiana AGARAJ-JANO
Fotot: Nuri ÇUMANI