Takimi u mbajt ditën e premte, më datë 4 dhjetor 2020, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ora 10:45 dhe zgjati deri në orën 12:10.
Gazetari Benny Ziffer, i Gazetës Haaretz i shtroi disa pyetje Kryegjyshit, ndër të tjera:
-Filozofia Islame, ndarja e fesë Islame në Shiia dhe Suni. Shtyllat dhe tarikatet.
-Ardhja e Kryegjyshatës për herë të parë në Tiranë dhe lufta e përpjekja e bektashinjve të Turqisë për mbrojtjen e të drejtave të tyre në kohën e qeverisjes së Ataturkut.
-Mardhëniet e Kryegjyshatës me teqenë Bektashiane në USA a janë konkurente, a kanë bashkëpunim?
-Bektashinjtë në botë, Europë e Ballkan, numri dhe mënyrat e bashkëpunimit midis tyre?
-Mardhëniet ndërfetare?
-Mardhënia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me Iranin?
-Historiku i Lidereve Bektashi?
-Një shpjegim i veshjes së klerit bektashi sipas gradës që kanë?
-Gruaja në bektashizëm dhe roli i saj?
-Shpjegimi i ndërtimit të Odeonit, bibliotekës, muzeut, arkivit dhe objekteve të tjera të saj.
-Foto të rastit me Kryegjyshin. Në fund ju dhuruan libra si: Misticizma Islame dhe Bektashizmi, Sulltan Novruzi.
CV e shkurtër e gazetarit Benny Ziffer – Gazeta Haaretz:
Benny Ziffer (lindur më 1953, Tel Aviv), është një autor dhe gazetar Izraelit. Prindërit e tij emigruan nga Turqia në vitin 1949. Në vitin 1895, gjyshi i tij, Albert Ziffer, themeloi skuadrën e parë hebraike në botë të sportit në Stamboll, e quajtur më vonë Maccabi. Ziffer studioi letërsi franceze dhe shkenca politike në Universitetin e Tel Avivit. Ai ka dy kombësi: Izraelite dhe Turke.
Ai filloi karrierën e tij si gazetar dhe kritik letrar në gazetën e përditshme Haaretz në vitin 1977 dhe në vitin 1989 u emërua si Redaktor i shtojcës letrare dhe kulturore të Haaretz, një post që ai mban edhe sot. Ai punon gjithashtu si menaxher artistik i festivalit kryesor të poezisë izraelite në Metulla. Ziffer është një pedagog në Kolegjin Sapir në departamentin e studimeve kulturore.
Ai është një përkthyes i shquar nga frëngjishtja dhe përktheu disa nga klasikët e mëdhenj francezë në hebraisht, si Huysmans, Merimee, Gerard de Nerval, Apollinaire etj.