Bektashizmi si një udhë mistike e fesë Islame, nënvizon rëndësinë e një familje të konsoliduar ndërmjet një burri dhe një gruaje.
Kurani i Shenjtë na dikton rëndësinë e krijimit dhe shtimit të njerëzimit nga një burrë dhe një grua që prej Adamit dhe Evës, pjesë e natyrës njerëzore.
Nga çfarë jemi informuar mediatikisht, për akte të kundraligjshme nga ana e institucioneve shtetërore, me ceremoni fiktive martesore të personave me të njëjtën gjini, jemi të shqetësuar për mendësitë dhe konceptet e gabuara që kërkojnë grupime të caktuara të indoktrinojnë në popullsinë Shqiptare.
Të bërit ‘frymën e ndryshimit’ kundër vlerave njerëzore dhe ‘ të promovuarit’ një fenomen të panatyrshëm e jo në thelb të njerëzores në një institucion ku taksapagues janë shtetasit Shqiptarë, nuk tregon demokraci e mendje të hapur përkundrazi, mos konsiderim i opinionit të shtetasve të këtij vendi dhe shkelje e hapur e ligjit.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, vë theksin në mbrojtjen e familjes, martesës së ligjshme të një burri dhe një gruaje siç natyra njerëzore e kërkon për të lënë pasardhës të denjë të këtij vendi.
Mos e transformoni institutin e shenjtë të martesës ndërmjet një burri dhe një gruaje përkundrazi mbrojeni atë si thesarin më të shtrenjtë e të shenjtë që Zoti ka krijuar.
Konsiderojeni familjen jo si një nga gjërat e rëndësishme, por gjithçka. Martesa ndërmjet një burri dhe gruaje është caktuar nga Zoti si rrugë e drejtë dhe e ligjshme për të riprodhuar fëmijë
dhe populluar tokën.
Zoti i bekoftë martesat e drejta dhe familjet shqiptare!