Kjo ditë e themeluar si “Dita Kombëtare e Jetimëve” nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë na kujton se të gjithe së bashku duhet të gëzojmë sadopak këta fëmijë në mungesë Të Kujdesit Prindëror.
Jetimët kanë nevojë për ngrohtësi, dashuri, arsim, strehë, suport dhe nevoja bazë për të jetuar. Kryegjyshata Botërore Bektashiane jo vetëm me këtë rast, që është dita e shënuar për ta, por herë pas here mundohet t’i përkrahë e t’ju ofrojë ndihmesa me sa është mundësia.
Zoti i bekoftë të gjithë jetimët, e uroj që gjithësecili të ofrojë kontributin e tij për tu ardhur sadopak në ndihmë, për integrimin e tyre në një shoqëri të paqtë si çdo qënie njerëzore!