TËRMETI NË TURQI DHE SIRI. MESAZH SOLIDARIZIMI NGA KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ

“Mëngjesi pikëllues e trishtues për Turqinë dhe Sirinë. Tërmeti i rëndë ka goditur të dyja vendet duke lënë pasoja tragjike.

Allahu i pastë në mëshirën e Tij, ata që kanë humbur jetën, të lënduarve u dhëntë shërim të shpejtë e lehtësim, familjarëve forcë për të përballuar dhimbjen.

Zoti i qoftë ndihmë dy popujve!
Amin!”