800-vjetori i Françeskanëve në trojet shqiptare.
Provinca françeskane e Shqipërisë, sipas traditës, u themelua nga vetë Shën Françesku, pikërisht kur kthehej nga takimi historik me Sulltanin, Melek-el-Kemal. Mbi këtë po mbahet një konferencë me temen “Islami dhe Krishtërimi mes historisë dhe prespektivave” në Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Tiranë, më 23 nëntor 2019, në orën 10.30.
Nën moderimin e Fra. Gazmend Tinaj OFM, përshëndetjen e Fra. Aurel Gjerkaj OFM, provincial i Provinces “Zoja Nunciatë” në Shqipëri dhe Imzot George Frendo O.P. Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë Durrës dhe Kryerar i Konferences Ipeshkvnore e Kishes Katolike në Shqipërë me ndërhyrjen e Don Valentino Cottini, studiues i historisë Françeskane dhe Docent pranë “Pontificio Instituto di Studi Arabi e D’Islamistica”, Imam i Tiranës Lauren z. Luli nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, studiuesit z. Dhimitër Qosja pedagog nga Universiteti “Logos”, dervish Sali Peti klerik Bektashian dhe shumë personaliteteve të tjerë.