Të nderuar bashkëkombas!
Duke ju uruar nga zemrat dy festat e shënuar të popullit shqiptar, 28 dhe 29 nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë e të çlirimit të vendit, si Kryegjysh Botëror Bektashian, ju bekoj për më shumë dashuri, paqe, miqësi e solidaritet vëllazëror, më shumë adhurim e shpresë tek Zoti, që të na japë më shumë forca e energji për të përballuar situatën e rënduar nga pandemia e Covid-19 që përjetojnë shqiptarët dhe miqtë tanë në gjithë botën. Njëkohësisht, uroj e bekoj strukturat shtetërore dhe gjithë faktorët e tjerë, për më shumë dashuri, energji, mund e punë, për të përfunduar sa më shpejt banesat ku do të strehohen familjet e dëmtuar nga tërmeti i një viti më parë.
Është e nevojshme, që të jemi të gjithë së bashku, t’i gjendemi njëri-tjetrit në krah, pa dallim etnie, besimi fetar e race, të bëjmë sa të mundemi, për të minimizuar pasojat dhe kthimin e normalitetit në shpirtrat tanë dhe vendin ku jetojmë.
Paqe për shpirtrat e vëllezërve e motrave tona që humbën jetën nga pandemia dhe ngushëllime për familjarët, të afërmit e miqtë e tyre!
Zoti u dhëntë të gjithëve shëndet, mbarësi e forcë në këtë kohë të vështirë!
Amin!
Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij,
Haxhi Dede Edmond Brahimaj