Nëpërmjet një mesazhi drejtuar krerëve të besimit katolik e ortodoks e nëpërmjet tyre besimtarëve, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uron për 20 prillin e këtij viti, Ditën e Pashkëve. Nëpërmjet këtij mesazhi, Kryegjyshi u uron shëndet, mbarësi, gëzim, forcim të vëllazërisë, shpresë e lumturi.
Ndër të tjera, në këtë mesazh, Dede Edmond Brahimaj, thekson: “…Vëllezër besimtarët ortodoks, katolikë e Ungjillorë: Gëzuar Pashkën! Drita e kësaj Dite të Shenjtë të lumturojë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim! Le të shërbej kjo ditë e shënuar për të forcuar më tej dashurinë, vëllazërinë e përpjekjet e përbashkëta për dit më të mira, në sfidat që afrojnë këto kohë të vështira që po kalojmë. ”.