Urim i Kryegjyshit Botëror, Dede Edmond Brahimaj për hapjen e negociatave, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, uron të gjithë shqiptarët për ditën e shënuar të çeljes së negociatave, për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Ndër të tjera, në këtë mesazh thuhet:
“ Historia do ta shkruajë këtë datë 20 korrik 2022, kaq të shtrenjtë e të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sot, me aq gëzim e pas një pritje të gjatë , shqiptarët festojnë një epokë të re të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ka qënë mbështetësve përherë e kësaj nisme të shumëpritur e tepër të dëshiruar, për të ardhmen e Shqipërisë e shqiptarëve, në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
Bektashizmi dhe marrëdhëniet religjioze ndërfetare, kanë qënë një faktor gjithashtu mbështetës e forcues, për të arritur në këtë ditë të bekuar.
Kryegjyshata Boterore Bektashiane dhe bektashinjtë kudo që janë , në Shqipëri dhe botë, urojnë për këtë arritje Qeverinë Shqiptare , të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtarë dhe lutemi që dita që do të jemi anëtarë me të drejta të plota në BE , të jetë sa më e afërt!
Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!
Amin!”