Kryegjyshata Botërore Bektashiane i bashkohet njëzëri shteteve demokratike që e kanë në themel lirinë e mendimit, e besimit, e fjalës , e jetës, e zgjedhjes, e respektit reciprok e tolerancës siç është Amerika. Urojmë e shpresojmë që bashkëpunimi mes Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe SHBA të vijojë të kosolidohet edhe më shumë.
Edhe sot jetësohet deklarata e shpalljes së pavarsisë së SHBA në themel të së cilës janë të drejtat e liritë themelore: Abraham Linkolni e bëri Deklaratën e tij epiqendrën e Pavarsisë së SHBA: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.”
Gëzuar 248 vjetorin SHBA!
Zoti i bekoftë shtetasit Amerikan!
Zoti e bekoftë Amerikën!