Shteti simbol i botës, lirisë dhe demokracisë shënon sot festën më të madhe kombëtare, 4 Korrikun 1776 Ditëlindjen e saj – 247 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Me urimin për këtë ditë të shënuar për mbarë botën i bashkohet edhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë Tiranë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një superfuqi botërore e promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut ka qenë gjithmonë një pishtar i ndezur e kudogjendur për zgjidhje konfliktesh e promovim vlerash njerëzore. Institucioni i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë do të jetë përherë bashkëpunues , dhe aleat në promovimin e vlerave njerëzore dhe mardhënieve vëllazërore që janë lartësuar me vite ndërmjet tyre!
Zoti e bekoftë popullin amerikan!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!