URIM I KRYEGJYSHIT BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ, PËR KURBAN BAJRAM

Me rastin e Ditës së Kurban Bajramit, të mërkurën më 28 qershor 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, uron e bekon besimtarë e dashamirës, të kudo ndodhur nëpër botë.
Ndër të tjera, në këtë mesazh thuhet: “…Si Kryegjysh Botëror i Bektashizmit, u uroj të gjithëve gëzim e lumturi në familjet tuaja, paqe, dashuri dhe vëllazëri për të gjithë! Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e Ibrahimit (a. s), durimin e pa shembullt të Ismailit (a.s.).
Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punët më të pëlqyeshme te Zoti. Të reflektojmë, për harmoni e shpresë, që me ndihmën e të Madhit Zot, të kalojmë së bashku këto kohë të vështira e problemet e shumta sociale në vendin tonë. Ta duam e ndihmojmë njeri-tjetrin, në mënyrë që këto situata të vështira që po kalon njerëzimi sot, të përballohen sa më lehtë. Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”